LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Plani 3-6-9 i ka shkaktuar dëme të mëdha shtetit

OBRM-PDUKM: Plani 3-6-9 i ka shkaktuar dëme të mëdha shtetit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj pohimeve të qeverisë për Planin 3-6-9, se i njëjti është rrumbullakësuar në afatet e parapara.

Nga opozita maqedonase thonë se ky plan ka pësuar debakël, ndërsa LSDM-ja nuk ka kapacitet të zbatojë reforma për të cilat ka dhënë premtim, njofton Telegrafi Maqedoni..

“Sikur qeveria të kishte rrumbullakësuar planin në afatin e paraparë, së paku njëri nga funksionarët do të dilte dhe do të sqaronte se çfarë konkretisht është realizuar. LSDM-ja organizoi spektakël kur pastroi garazhën e qeverisë, ndërsa tani nuk paraqiten për të treguar deri ku kanë arritur reformat në shtet”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata më tej shtojnë se LSDM-ja nuk ka kapacitet për procesin e reformave në Maqedoni dhe se ata i kanë shkakuar dëm të madh shtetit të Maqedonisë./Telegrafi/