LAJMI I FUNDIT:

Hakan Shukur, Ramush Haradinajt: Si njeri me prejardhje kosovare, ktheni të arrestuarit te familjarët

Hakan Shukur, Ramush Haradinajt: Si njeri me prejardhje kosovare, ktheni të arrestuarit te familjarët

Ditën e djeshme janë arrestuar gjashtë zyrtarë të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë.

Megjithëse mediat turke kanë raportuar se të arrestuarit kanë arritur në Turqi, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.


Dikur e mbronte, sot Recep Tayyip Erdogan po e quan terrorist Hakan Sukurin! (Video)
Lexo po ashtu Dikur e mbronte, sot Recep Tayyip Erdogan po e quan terrorist Hakan Sukurin! (Video)

Por, rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur, i cili prindërit i ka nga Prishtina.

Ish-futbollisti i Galatarasayt, i cili është i përndjekur nga shteti turk shkaku i afërsisë me imamin Fetullah Gulen, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’i lirojë menjëherë të arrestuarit dhe t’i kthej te familjet e tyre.

“Si një fëmijë i prindërve të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj t’i ndaloni marrëzitë e turpshme të vendit tuaj. Detyrë e jotja është jo vetëm t’i shkarkosh zyrtarët e papërgjegjshëm, por gjithashtu t’i kthesh këta burra në familjet e tyre dhe t’i bashkosh me fëmijët e tyre”, ka shkruar 46-vjeçari.

“Besoj se publiku kosovar e meriton një aksion të respektuar dhe bravoroz nga ju, i cili do t’i bënte ata krenarë”, ka përfunduar Shukur.

Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)
Lexo po ashtu Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)

Kujtojmë se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtare turke aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që është lëshuar një urdhër arrest me arsyetimin se i përket organizatës “FETO”, e cila akuzohet për puçin ushtarak ndaj të vitit 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori