LAJMI I FUNDIT:

Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)

Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)

Është një fotografi e famshme në Turqi, ku njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të këtij vendi, Hakan Sukur, martohej, ndërsa për dëshmitar i kishte presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kundërshtarin e tij të madh Fethullah Gulen.

Një dasmë ku fillonte për futbollistin një jetë e re, që pritej të ishte e lumtur, por për Sukurin shumë gjera nuk shkuan ashtu siç i kishte menduar.


Gruaja me të cilën u martua atë ditë, vdiq, babai i tij ishte në burg, duke ndërruar jetw pastaj, ndërsa lojtari që kishte 112 paraqitje me Turqinë është në arrati.

Kur Sukur u martonte, Erdogan e kurorzoi, e Gulen ishte dëshmitar

Ai nuk mund të kthehet në vendin e tij, pasi mund të përballet me akuza për rebelim ndaj presidentit dhe qeverisë.

Sukur mund të dënohet me burg të përjetshëm. Ai nuk e ka parë më kurrë babanë e tij, dhe admirimi që kishte e ka humbur. Sukur e ka humbur vendin dhe shtetin e tij.

Shjkur kur iu fut politikës

Shumë futbollistë kanë pasur rënie, por kjo e Sukur është një rrëfim i dhimbshëm.

Ai ishte legjendë, njihej me nofkën Demi i ‘Bosforit’.

Fitoi edhe në Evropë me Galatasarayin e tij

Sukur kishte gjithçka: Rekordmen për gola me Galatasarayn dhe kombëtaren e tij, respekt të madh edhe nga fansat e gjigantëve tjerë, Fenerbahce dhe Besiktas. Ai ka luajtur edhe në Evropë me klube si Torino, Inter, Parma dhe Blackburn Rovers.

Ai njihet për golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Botërore, pasi kundër Koresë së Jugut shënoi pas 10.8 sekondave.

Kapiten dhe rekordmen me Turqinë

Pas moshës 36 vjeçare, punonte si analist dhe iu fut politikes. Ai u bashkua me partinë konservatore AKP, partia që është në pushtet sot.

Martesa e tij e parë u mbyll me divorc. Ish gruaja e tij Esma vdiq në vitin 1999, nga një termet që mori jetën e 17 mijë personave në Izmir dhe Stamboll.

Ai ishte i ditur dhe erdhi si njeri serioz, gjithmonë interesant dhe intrigues. Ai u martua përsëri dhe kishte tre fëmijë.

Mendimet e tij politike e çuan atë në majë, duke u bërë deputet për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia e Erdoganit.

Sukur me Gulenin

Por ai mbajti një lidhje të ngushtë me Gulenin, njeriun tjetër në fotografin e dasmës.

Gulen është një figurë e fshehtë që jeton në Pensilvani (SHBA), por që dëshiron të kthehet në Turqi për ta drejtuar shtetin.

Në vitin 2013, kur qeveria vendosi t’i mbyllë shkollat ​​e drejtuar nga Gulenistat (kanë një rrjet të gjerë të shkollave në mbarë botën), Sukur dha dorëheqjen nga partia që ishte në qeveri dhe u bë deputet i pavarur.

Futbolli tani dukej shumë larg dhe problemet e tij po fillonin. Ai tashmë kishte filluar të ballafaqohej me polemika, pasi në një konferencën ai kishte pranuan të ardhmen e tij shqiptare, shkruan Guardian, transmeton Telegrafi.

Kur luante te Interi

“Unë jam shqiptar, dhe si i tillë nuk jam turk”, kishte thënë ai në atë kohë.

Në 2016, Sukur u padit për fyerje të presidentit në mediat sociale. Për të filloi një gjyq në mungesë në muajin qershor, pasi sipas prokurorëve, fjalët e tij ishin të lidhura qartë me Erdoganin.

Pastaj, në korrik, ai u fajësua si Gulenist.

Në mes të qytetit më të populluar në Evropë, kishte filluar ‘puçi’ që tashmë ishte bërë i njohur nga të gjithë. Më shumë se 300 njerëz humbën jetën, atë ditë.

Një muaj më pas, 120,000 njerëz humbën vendin e punës dhe 50,000 u arrestuan. Çdokush që kishte simpati për Gulenin ishte i dyshuar. Një urdhër arresti u lëshua edhe për Sukurin në gusht.

Fitues i medaljes së brozntë me Turqinë

Prokurorët e Sakaryas e akuzuan atë për anëtarësim në një grup terrorist të armatosur, pasi Turqia tani kështu e njeh organizatën e Fethullah Gulen.

Sukuri kishte një shans të heqë dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij, por nuk e pranoi këtë.

Babai i Sukurit, Selmeti, u prangos në një xhami në Adapazar. Ata e akuzuan për mbështetje financiare të ‘grusht shtetit’ dhe pasuritë e familjes u konfiskuan.

Sukur arriti të ikë në SHBA. Në qershor babai i tij u raportua se kishte vdekur nga kanceri.

Sulmuesi im famshëm mbetet në mërgim, i rrethuar nga kujtimet e karrierës së tij të shkëlqyer në futboll, por që asnjë sukses nuk njihet më në vendin e tij. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori