LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shkarkohet drejtori i AKI-së dhe ministri i MPB-së

Zyrtare: Shkarkohet drejtori i AKI-së dhe ministri i MPB-së

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marrë vendim sot për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashit dhe ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Në njoftimin zyrtar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se shkarkimi ka të bëjë me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj.


Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/