Debati për tarifimin në Rrugën e Kombit është zhvendosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarime, ku bëri të ditur se banorët e zonës nuk do të përjashtohen nga ky tarifim.
“Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare, lidhur me banorët e zonës, dhe përgjigja që ka qenë është që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit”, tha Rama.
Ai ka treguar edhe detaje të tjera nga kjo pagesë. “Ajo që duhet të dinë njerëzit është, janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për ti përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo privat me autobusë apo furgon, pra nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk kanë asnjë barrë mbi këdo që do të përdorë këtë transport. Jo, jo, jo, jo sepse pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, qofshin publik dhe privat, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon. Vetëm logjikë nuk ka kjo lloj historie që ju doni të ngrini. Gjashtë muajt e parë do të përcaktohet në negociata mes qeverisë dhe koncesionarit, ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se tarifimi i rrugës e ka zanafillën nga viti 2010, nga ish kryeministri i PD-së, Sali Berisha i cili sipas tij është shprehur se qeveria nuk e mirëmban dot rrugën, raporton tch.
“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje. Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë. Sot është rivënë në diskutim dhe në të vetmin vend evropian ku ende s’ka pagesë dhe ky vend është vendi më i zhvilluar evropian, Gjermania. Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor. Vetëm kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore e tunelit, menaxhimit dhe operimit të rrugës shkon në 5.3 mln euro, atëherë në vend të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk kanë vend far me patriotizmin është mirë të thuhet një formulë alternative. Nëse formula alternative është formula e njohur e qeverisë së mëparshme, hyni rrugë dhe lëreni rrugën pas në mes të rrugës, këtë formulë mbajeni për vete dhe ta gëzoni po për ne kjo nuk është formulë zgjidhje, po rrumpalle. Formula e rrumpallës që ju bëtë sa herë u është dhënë mundësia të merrni në dorë çelësat e këtij shteti”, tha Rama. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Këto janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë