LAJMI I FUNDIT:

Si të vishemi si Granit Xhaka? ‘The Sun’ shkruan për stilin dhe veshjet e shtrenjta të mesfushorit të Arsenalit

Si të vishemi si Granit Xhaka? ‘The Sun’ shkruan për stilin dhe veshjet e shtrenjta të mesfushorit të Arsenalit

Granit Xhaka mund të ketë marrë shumë kritika për performancat e tij këtë sezonë, por ka shumë njerëz të modës të cilët e lavdërojnë atë për stilin e veshjes.

Graniti është parë shpesh herë duke bërë ‘shopping’ nëpër rrugët e Londrës, dhe shumë njerëz e kanë lavdëruar atë për stilin e tij.

Ai rregullisht poston fotografi në rrjetin e tij social Instagram, duke veshur brendet e njohura si “Christian Louboutin”, “Dsquared2”, “Dolce and Gabbana”, “Gucci”, “Luis Vuitton” dhe “Diesel”.


Por, për përfaqësuesin e Kombëtares së Zvicrës kjo nuk është ndonjë problem pasi që ai kishte nënshkruar një kontratë të majme kur i ishte bashkëngjitur Arsenalit para dy viteve.

Dhe duke parë se bashkëlojtarët e tij, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, nuk e kanë të sigurt të ardhmen në klub, duket se Granit Xhaka do të qëndrojë edhe për disa vite te klubi londinez.

Në vazhdim mund të shikoni disa prej veshjeve të tij më të shtrenjta që ai vesh edhe në përditshmëri.

Xhaketë ‘Versace’ në vlerë 350 funte dhe atlete ‘Gucci’ që kushtojnë 410 funte.

Xhaketë e markës ‘Diesel’ në vlerë 290 funte

Xhup lëkure në vlerë 575 funte dhe atlete të markës “Xhristian Louboutin” që kushtojnë 625 funte.

Një bluzë e tij kushton 155 funte, çanta e bashkëshortes së tij ‘Gucci’ kap shifrën e 1490 funteve, ndërsa atletet e futbollistit në këtë fotografi kushtojnë 1200 funte.

Ai vesh edhe pantallona në vlerë 420 funte, dhe atlete që kushtojnë 625 funte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Kanye West njofton se është diagnostikuar me autizëm

Kanye West njofton se është diagnostikuar me autizëm

Magazina
Kalo në kategori