Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike, lidhur me zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi.
Siç raporton gazeta serbe “Kurir” gjatë bisedës telefonike, e cila ka zgjatur gati një orë, presidenti rus i ka thënë atij serb se Rusia po ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi dhe në Kosovë dhe se Serbia mund të llogarisë në ndihmën ruse në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.
Putin gjithashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën për Moskën vlen vetëm Rezoluta 1244 e KS të OKB dhe se për të dokumentet e tjera janë të pavlefshme.
Presidenti rus i ka thënë Vuçiqt se “kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë.
Ndërsa, presidenti serb, pas bisedës telefonike me Putinin, i është drejtuar opinionit me një deklaratë.
“Ne përfunduam një bisedë në të cilën, nëse guxoj të them kështu, ndjeva nivelin më të lartë të mbështetjes. Presidenti i Rusisë porositi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë! Putin tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë dhe e lidhur me çështjen e Kosovës ai e ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj Marko Gjuriqit dhe ndërhyrjen e ROSU në veri të Kosovës. I kërkova këshilla, pasi u pajtuam se kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Presidenti serb tha se nuk ishte i kënaqur me reagimin e vendeve perëndimore.
“Nuk kam asgjë për të fshehur, unë jam shumë gjatë në politikë, unë jam Presidenti i Serbisë dhe unë mund të flas më hapur lidhur me bisedën me Putinin. Kemi rënë dakord të jemi në kontakt të vazhdueshëm, si dhe me presidentin Lukashenko [presidenti i Bjellorusisë]. Do të kemi mbështetjen më të rëndësishme deri tash. Jam e lumtur që ne nuk duhet të kërkojmë falje për faktin se Marko Gjuriq u arrestua”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se, lidhur me ngjarjet e fundit, komentet e opozitës serbe janë më të këqija se ato të Thaçit dhe liderëve të tjerë shqiptarë dhe se ai nuk dëshiron të përgjigjet në komentet se e tërë ngjarja është e orkestruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A