LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Arrestimi i Gjuriqit u bë në mënyrë të ligjshme, shpresoj që kjo nuk ka prapavijë politike (Video)

Krasniqi: Arrestimi i Gjuriqit u bë në mënyrë të ligjshme, shpresoj që kjo nuk ka prapavijë politike (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth arrestimit të Marko Gjuriqit dje në veri të Mitrovicës dhe intervenimit të Policisë së Kosovës.

Krasniqi intervenimin e policisë e ka quajtur intervenim ligjor.

“Ne e konsiderojmë që situata e djeshme e ka aspektin e saj pozitiv, që është një intervenim legjitim pasi që ka të bëjë me shkelje të ligjit në Kosovë nga dikush që e sfidon ligjin dhe shtetin e Kosovës për arsye politike dhe spektakulare. Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë një veprim i cili duhej të ndodhte në një shtet që synon të funksionalizojë ligjin dhe shtetësinë e saj”, u shpreh Krasniqi.


Krasniqi u shpreh se beson që kjo gjë të mos ketë ndonjë prapavijë politike e cila do ti paraprij një procesi tjetër të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Ka shkelje të ligjit që kanë ndodh edhe më herët në veri të Mitrovicës, dhe vetë fakti që shteti vendos të intervenojë në një moment specifik lë hapësirë me dyshua se mos ka lojë që po luhet për ti parapri një procesi tjetër negociatorë”, tha Krasniqi.

Në këtë intervistë mes tjerash Frashër Krasniqi flet edhe për largimin e tij nga Vetëvendosje dhe krijimin e Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe të ardhmen politike të këtij grupi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori