LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit e Sopotit do të dëmshpërblehen me 1.2 milionë euro (Video)

Të dënuarit e Sopotit do të dëmshpërblehen me 1.2 milionë euro (Video)

Nëse marrin dëmshpërblim nga shteti, 11 të dënuarit nga rasti “Sopoti”, për 15 vjetët sa kanë qenë të privuar nga liria, pritet të marrin nga 100 mijë euro vetëm nga ndalesa fizike, sepse u është pamundësuar të punojnë.

Kështu thonë avokatët e ish-të burgosurve të cilët që nga marsi i vitit 2003 vuajtën dënimin nën akuzën për “terrorizëm”, ku ndërruan jetë 2 ushtarë të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë, njofton TV21.


Avokati Naser Raufi thotë se dëmshpërblimi duhet të jetë më i madh për shkak të torturës psikike dhe vuajtjes ditore, për ta dhe familjet e tyre.

Por, ish të burgosurit thonë se me asgjë nuk mund të kompensohet dëmi i tyre real.

“Na i shkatërruan familjet. Juve gazetarëve dhe avokatëve ju falënderohemi pasi na keni ndihmuar, por kjo nuk paguhet me asgjë. Unë dhe Sulejman Sulejmani 9 vite kemi qenë në burg shtëpiak dhe 7 vite në burgun e Idrizovës. Kjo nuk paguhet me asgjë”, thotë Samet Ljutfiu.

Rastin “Sopoti” e mori në shqyrtim Prokuroria Speciale, pasi që kishte biseda të përgjuara nga ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i DKS-së, Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori