Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve.
Sipas MF-së, ministri Hamza ka marrë vendim që nga fillimi i muajit prill të lirojë nga tatimi doganor të gjitha pajisjet themelore të teknologjisë së informacionit.
“Ky vendim është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të hapin biznese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Vendimi ofron mundësinë që me një kosto shumë të lirë të gjithë të lartshënuarit të kenë në posedim pajisjet e fundit të zhvilluara të teknologjisë së informacionit”, thotë MF në njoftimin për media, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, duke pasur parasysh të dhënat pozitive nga vendimet të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2018, për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndë të parë, gjysmëprodukt dhe linja të prodhimit “në fillim të muajit prill do të lirohen nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit edhe për pjesët rezervë të linjave të prodhimit”.
“Edhe ky vendim do të ju mundësojë prodhueseve që të kenë një kosto shumë të ulët në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit”, ka thënë më tej kjo Ministri.
MF thotë se këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me theks zhvillimin e prodhimit vendor i cili do të jetë edhe bartës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe bartës i uljes së papunësisë në vendin tonë.
“Dhe se këto nuk do të jenë vendimet e fundit. Në gjashtëmujorin e këtij mandati janë masat e dyta që po merren dhe shumë shpejt me finalizimin edhe të ligjeve tatimore do të ketë edhe lirime të tjera nga TVSH-ja dhe tatimet tjera si dhe thjeshtëzim të procedurave dhe eliminim të burokracisë të procedurave doganore dhe tatimore”, ka thënë MF-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë