LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova pas debutimit me gol dhe fitore: Ndjenjë e veçantë të luash për vendin tënd, golin ia dedikoj gjithë Kosovës

Zhegrova pas debutimit me gol dhe fitore: Ndjenjë e veçantë të luash për vendin tënd, golin ia dedikoj gjithë Kosovës

Edon Zhegrova ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.

Kosova fitoi minimalisht ndaj Madagaskarit dhe kjo erdhi në ndeshjen debutuese të ylli të Kosovës, Zhegrova, i cili shënoi edhe golin e fitores.


Pas këtij debutimi ëndrrash, Zhegrova ka thënë se ka ndje një emocion të veçantë, ndërsa golin ia dedikon gjithë kosovarëve.

Kosova mposht Madagaskarin - Challandes debuton me fitore, Zhegrova me gol (Video)
Lexo po ashtu Kosova mposht Madagaskarin - Challandes debuton me fitore, Zhegrova me gol (Video)

“Për mu ka qenë një ditë e veçantë, të luash për vendin tënd është emocion i veçantë”, ka thënë fillimisht Zhegrova pas ndeshjes për Supersport.

Zhegrova shënoi nga rreth 20 metra

“Të shënosh gol, është një ndjenjë e mirë për mua”.

“Të gjithë kanë luajtur mirë. Djemtë e kanë dhënë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë sukses”.

Edon Zhegrova shënon supergol nga distanca në debutimin e tij te Kosova (Video)
Lexo po ashtu Edon Zhegrova shënon supergol nga distanca në debutimin e tij te Kosova (Video)

“U befasova kur e kam parë veten si titullar, por jam i lumtur me golin pasi kam punuar shumë”.

“Golin ia dedikoj të gjithë kosovarëve. Të gjithë shtetit të Kosovës, pasi nuk kam ndonjë dedikim special”, përfundoi talenti 18-vjeçar. /Telegrafi/