Ende nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja afatgjate për kartelat shëndetësore, gjegjësisht nëse libreza shëndetësore do të bashkohet me letërnjoftimin. Këtë ndryshim kohë më parë e kishte premtuar ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kontrollet mjekësore shumica e pacientëve vazhdojnë t’i kryejnë me librezat e vjetra shëndetësore edhe pse për marrjen e disa pajisjeve ortopedike, e patjetërsueshme është kartela elektronike.
Nga ministria e Shëndetësisë thonë se është formuar grup pune për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme, mirëpo siç mëson Alsat grupet punuese për muaj të tërë, që nga formimi i tyre nuk janë aktive.
“ Është formuar grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Fondit Shëndetësor, Drejtorisë për shëndetësi elektronike, Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike. Ai punon në propozimin për sigurimin e shërbimeve elektronike në sistemin shëndetësor, lidhur me të dhënat e disponueshme. Janë analizuar proceset ku shfrytëzohet kartela elektronike e tanishme dhe certifikata digjitale. Sipas të dhënave të grumbulluara, grupi i punës përgatit zgjidhje afatshkurta dhe afatgjate për tejkalimin e problemit me shfrytëzimin e kartelave elektronike”.
Qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se thuajse asnjëherë nuk kanë përdorur kartelat elektronike.
“Tani më dha udhëzimin me librezën shëndetësore. Kartela ime elektronike ka afat por nuk është në përdorim. Sigurisht se kartela elektronike është më e përshtatshme për shfrytëzim nëse përdoret siç duhet”.
“Kartela elektronike është më praktike, sepse nuk zë vend për ta mbajtur”.
“Unë bëj kontrollet me librezën e vjetër. Asnjëherë nuk ma kanë kërkuar kartelën elektronike, gjithmonë librezën e vjetër..
“Me librezën e vjetër kontrollohem. Deri më tani asnjëherë se kam dhënë kartelën elektronike”.
“Asnjëherë nuk ma kanë kërkuar kartelën elektronike. E mbaj me vete gjithmonë por nuk ma kanë kërkuar asnjëherë. As nëpër kontrolle të specialistëve, askund nuk ma kanë kërkuar!Më qëndron ashtu kot në kuletë”.
Kartelat e para elektronike shëndetësore u hodhën në përdorim në vitin 2011. Qeveria e kaluar për projektin për kartelat elektronike kishte siguruar buxhet prej 7.5 milionë eurosh. Për marrjen e kartelës elektronike, qytetarët kanë paguar 250 denarë, ndërkaq për pensionistët kjo shumë ka qenë 100 denarë. /Alsat-M/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti