LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë, 29-vjetori i suprimimit të autonomisë: Burri që pati guximin t’i kundërvihet padrejtësisë

Kujtesë, 29-vjetori i suprimimit të autonomisë: Burri që pati guximin t’i kundërvihet padrejtësisë

Me rastin e 29-vjetorit të suprimimit të autonomisë së Kosovës, Telegrafi risjell deklaratën e delegatit të dikurshëm të Kuvendit të KSAK, Riza Lluka (1943-2014), i cili ndër të rrallët votoi kundër suprimimit së autonomisë, sipas direktivave të Sllobodan Millosheqviqit. Me këtë suprimim nis shkatërrimi i Jugosllavisë, e Riza Lluka ishte shembull i guximit dhe vazhdimit të rezistencës.

Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës (Foto/Video)

S’duhet harrojmë vitin ’81, kur tërë studentët dhe rinia u ngritë në këmbë dhe praktikisht mund të thuhet se Kosova filloi ta rrënoj komunizmin. Kosova e afirmojë këtë çështje, pakënaqësinë e atij sistemi monist. Por pas vitit ’81, filluan ngjarjet të acarohen, gjithnjë e më tepër, mandej filluan diferencimet e ndryshme, pastaj ishte një periudhë shumë e vështirë, sidomos kur marrim parasysh se ne në një periudhë të caktuar kemi pasur një liberalizim, një mundësi të mësohet, të studiohet, mirëpo ato më vonë u keqësuan.

Unë e përmendi vitin 1989. Pas ardhjes në pushtet të kriminelit Millosheviq, situate ka qenë gjithnjë në acarim e sipër dhe vjen viti 1989 kur vjen viti me ndryshimet kushtetuese. Në ato ditë, sidomos viti 1988 u ngritë e tërë popullata, mbi 300 mijë qytetarë nga tërë Kosova shkuan në Prishtinë, që ta ruajnë atë autonomi të atëhershme, sepse e vetja formë për t’i ruajtur të drejtat tona në atë periudhë. Mirëpo, të gjithë ishin për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.


Pastaj erdh koha kur në zgafelle u futën dhe minatorët, ku qëndruan më shumë se shtatë ditë, ku u solidarizua e tërë bota, sidomos minatorët e tërë botës me atë rast të minatorëve të Kosovës, prandaj u afirmua çështja e Kosovës nëpër të gjitha ecuritë që i fola më parë.

Erdh ai moment drastik i vitit 1989. Është karakteristikë, unë në vitin 1989, si delegat i Kuvendit të Kosovës, me 24 shkurt 1989 që u mbajt një mbledhje në Kuvendin e Kosovës, sa për ilustrim, i kam pasur 24 faqe sterogram të diskutimit që është bërë në mbledhje. U zgjova dhe thash së kush e autorizoj Komisionin Kushtetues në Beograd që të jep pëlqimin në amendamentet të cilat nuk kanë qenë në debat në Kosovë, sidomos kur folët për amendamentin 47, i cili Kuvendi i Kosovës duhet të jep mendimin e jo pëlqimin, ishte amendamenti më i vështirë.

I gjithë ky proces ndodhi pas të ashtuquajturit “Jogurt Revolucion”, i cili ndodhi në Vojvodinë dhe pas atij momenti, kur ndodhi aksidenti me serbët e Kosovës në Vojvodinë, erdh deri të momenti deri të shtimi i amendamenteve që nuk kanë qenë në debat publik. Duke marr për bazë se dy muaj përpara, para se të ndodhte 23 marsi, ishte një qëndrim mjaftë konstruktiv sa i përket ndërrimeve kushtetuese që do të pasojnë, mirëpo pastaj është bërë një trysni e fuqishme prej Beogradit dhe u ndryshuan këto amendamente.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori