LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës (Foto/Video)

Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës (Foto/Video)

Serbët e Fushë-Kosovës, më 1987, nisën lëvizjen antishqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosevic. Ngritja e tij në pushtet rrezikonte qenien shqiptare në Kosovë.

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Slobodan Milosevicit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.

Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.


Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.

Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota. Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.

LEXO PO ASHTU: Ngjarjet që shënuan historinë shqiptare në vitet 1912-2012

Kosova ishte nën shtetrrethim. Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte vendim që siguronte supremacinë serbe në federatën e atëhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin në Vojvodinë dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nën presionet politike dhe kërcënimet e makinerisë ushtarake e policore – jo vetëm serbe – jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.

Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës. Qëndrime të tilla publike ka dhënë edhe delegatja Melihate Tërmkolli.

Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin klasik të Kosovës. Demonstratat shpërthejnë anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.

Ndonëse shumica e deputetëve nënshtrohen ndaj politikës serbe, kundërshtimi i këtij numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse ata përfaqësonin vullnetin e shumicës. Kështu, para 25 viteve, në momentet shumë të rënda për shqiptarët e Kosovës, këta delegatë megjithatë ia dolën ta ruajnë nderin shqiptar, të jenë dëshmi se ky popull nuk ishte gjunjëzuar tërësisht.

Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e njohur të BBC-së, Vdekja e Jugosllavisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori