LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës merr vendim që Shtëpia e Sportit të kalojë në pronësi të MKRS-së

Qeveria e Kosovës merr vendim që Shtëpia e Sportit të kalojë në pronësi të MKRS-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot (e premte) ka vendosur që Shtëpinë e Sporteve ta kalojë në pronësinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  

Gjatë ditës së premte ka ardhur një lajm i gëzuar për gjithë sportin kosovar.

Shtëpia e Sporteve tani e tutje do të jetë nën pronësinë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, pasi Qeveria e Kosovës ka marr këtë vendim.


Qeveria i ndan tokë FC Prishtinës për ndërtimin e kompleksit sportiv në vlerë miliona euro
Lexo po ashtu Qeveria i ndan tokë FC Prishtinës për ndërtimin e kompleksit sportiv në vlerë miliona euro

Është vet komiteti olimpik i Kosovës që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyje i KOK-ut:

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të autorizojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të ndërmarrë tërë veprimet e nevojshme për shpronësimin e pronës së paluajtshme, përkatësisht Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Objekti në të cilin janë të vendosur Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave të Kosovës, me këtë vendim të Qeverisë pritet të kalojnë në pronësinë e MKRS-së.

Ministria e vlerëson se kalimi i shtëpisë së sportit në pronën e saj bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e Sportit në Republikën e Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë ka argumentuar se “Objekti i Shtëpisë së Sportit është objekt me interes publik, në të cilin janë të vendosura Departamenti i Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe shumica e Federatave Sportive të cilat i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre administrative. Marrja e këtij Autorizimi neve do të na mundëson që menjëherë t’i fillojmë punët përgatitore për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për shpronësimin e këtij objekti.”

“Gjatë kryerjes së punëve përgatitore do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet relevante në kompletimin e  elaboratit të kësaj lënde dhe të njëjtën do ta përcjellim sipas procedurave të rregullta në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor për shqyrtim të mëtutjeshëm”, ka shtuar ministri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të zhvillojë politika të qëndrueshme në mënyrë që të përmirësojë infrastrukturën sportive në vend. Objekti simbol i sportit para dhe pas luftës, ‘Shtëpia e Sportit’ duhet të vazhdojë të mbetet pjesë e infrastrukturës fizike të ministrisë dhe nuk duhet të tjetërsohet, është konstatimi i MKRS-së.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori