LAJMI I FUNDIT:

Katër librat që duhet t’i lexoni në vitin 2018 nëse dëshironi të pasuroheni

Katër librat që duhet t’i lexoni në vitin 2018 nëse dëshironi të pasuroheni

Shumica e të pasurve ia dedikojnë të paktën 30 minuta në ditë leximit. Nëse kjo funksionon për ta, normalisht se duhet të funksionojë edhe për ju.

Më poshtë e keni një listë me gjashtë librat që do t’ju ndihmojnë të pasuroheni, transmeton Telegrafi.


“Think and Grow Rich” nga Napoleon Hill
Gazetari Napoleon Hill kishte hulumtuar më shumë se 500 milionerë, duke përfshir Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab, para se ta publikonte këtë bestseller në vitin 1937.

Ky libër do t’ju ndihmojë ta kuptoni se fitimi i parave ka të bëjë kryesisht me mënyrën si mendoni dhe si i mposhtni barrierat psikologjike – e gjithashtu ju mëson se si të filloni ta mendoni rrugën tuaj drejt suksesit.

“Business Adventures” nga John Brooks
Personat e pasur kanë tendenca të mendojnë se themelimi i një biznesi është mënyra më e shpejt për të bërë para. Ky libër, i lavdëruar edhe nga Bill Gates dhe Warren Buffett, do t’ju mësojë se si ta bëni pikërisht këtë.

“Your Money or Your Life” nga Vicki Robin, Joe Dominguez dhe Monique Tilford
Milioneri Grant Sabatier ka lexuar mbi 360 libra për financa  personale dhe libri më i mirë për paratë, sipas tij është: “Your Money or Your Life”.

Por ai nuk është i vetmi milioner që e rekomandon këtë libër. Chris Reining, 38 vjeçar, e ka quajtur këtë si librin që ia ka ndryshuar krejtësisht jetën.

Libri e shtjellon idenë se ju e ndërroni kohën për para. Ju inkurajon të mendoni se sa orë janë dashur të merren prej jetës tuaj për të ruajtur para për të blerë diçka dhe pastaj i bëni pyetje vetes, “Sa shumë jetë kam shpenzuar për ta blerë këtë? A ia ka vlejtur?”.

“The Automatic Millionaire” nga David Bach
Milioneri dhe këshilluesi financiar David Bach shpjegon shumë keqkuptime për paratë në këtë bestseller.

Në këtë libër ju do të mësoni se nuk ju nevojiten shumë para për të bërë shumë para. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori