LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, këtë vit do të marrin pjesë për herë të parë në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, “Willem C. Vis Moot Court”, e cila mbahet në Vjenë të Austrisë.

Studentët që do ta përfaqësojnë UBT-në në këtë garë prestigjioze janë: Qëndresa Beka, Urtinë Maloku, Gertë Berisha, Ylberina Bajraktari, Melodika Abrashi, Leorentë Alija dhe Pylljon Nura.

UBT është një nga 800 universitetet nga mbarë bota që kanë arritur në fazën finale të garës, pas vlerësimit të suksesshëm të dy memorandumeve me shkrim të punuara nga studentët e UBT-së. Ekipin e UBT-së, i cili përbëhet nga shtatë studentë, po e udhëheqë profesori Artan Murati, i cili njëkohësisht është edhe arbitër në këtë garë tash e tri vite.


Për pjesëmarrje dhe rezultate sa më të mira, studentët e UBT-së janë përgatitur që nga muaji tetor e deri më tani.

Gara do të fillojë ditën e shtunë dhe gjatë saj UBT do të përballet me universitete prestigjioze, si Pace University nga Nju Jorku, University of Southern Denmark nga Danimarka, Lazarski University nga Polonia dhe Middlesex University nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori