LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Ëndrra e fëmijërisë bëhet realitet

Ramadani: Ëndrra e fëmijërisë bëhet realitet

Nga Partizani te Kombëtarja U-21, pastaj transferimi në Danimarkë te Velje dhe tani ftesa në Kombëtaren A.

Ylber Ramadani i ka kaluar të gjitha etapat për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi dhe tashmë që ka marrë ftesë nga Cristian Panucci, mendon vetëm për t’ia shpërblyer besimin trajnerit.


“Çdo lojtar ka dëshirë të luajë nga minuta e parë. Trajneri vendos. Grupi është shumë i mirë dhe i harmonizuar. Nuk është problem kush luan titullar”.

Ramadani te Velje

“Dua ta falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë dhe unë dua t’ia shpërblej. Nëse futem në fushë do të jap maksimumin, pastaj Panucci do të vendosë nëse do të jem na vazhdimësi. E kam pritur që kur isha fëmijë ftesën në kombëtare”.

“Konkurrenca është e fortë dhe kjo është e mirë. Do të bëj maksimumin që një ditë të luaj titullar. Ende nuk dihet se kush do të luajë ndaj Norvegjisë, por do të më vinte mirë nëse do të jem që nga minuta e parë”.

“Trajneri Sormami ka punuar shumë me mua në Danimarkë. Sormani dhe Panucci janë të ngjashëm. Te Kombëtarja A ka më shumë përgjegjësi se U-21. Te Shpresa na ka munguar disi fati, por këtu është më shumë përgjegjësi”.

Ramadani te Kombëtarja U-21

Ish futbollisti i Ferizajt, Dritës dhe Prishtinës,  pret që të shënojnë fitore ndaj Norvegjisë.

“Po punojmë që të jemi mirë fizikisht. Do të futemi në fushë për të fituar me Norvegjinë dhe për moralin e ekipit. Duhet të impenjohemi dhe të mendojmë edhe për të ardhmen”, ka thënë Ramadani. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori