Bujqësia është njëri nga sektorët me prioritet të lart për institucionet tona dhe kjo është dëshmuar si nga konteksti strategjik, ku ky sektor është përfshirë në të gjitha dokumentet strategjike të vendit, ashtu edhe në aspektin praktik, ku Bujqësia tani për disa vite, është mbështetur me buxhet të konsiderueshëm.
Kështu tha sot ministri i Financave, Bedri Hamza, në ceremoninë e lansimit të projketit “Agro” të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK), ku e vlerësoi lartë lansimin e këtij produkti që sipas tij është shumë me rëndësi për tregun në Kosovë.
“Duke ditur rëndësinë e këtij sektori për një numër të madh të ekonomive familjare, lansimi i ‘Dritares Agro’, do ti shtoj mundësitë për këtë sektor, duke bërë që qasja në financim për projektet e tyre të lehtësohet dukshëm. Përkundër faktit se shumica e Bankave janë duke kredituar këtë sektor përgjatë viteve, ku kreditë e destinuara për Agro vazhdojnë të mbeten të ulëta. Dhe besoj se një nga arsyet kryesore për këtë kreditim relativisht të ulët, ka qenë perceptimi i rrezikut më të lart për këtë sektor, dhe normat e interesit që kanë reflektuar këtë rrezik”, shtoi Hamza, shkruan Telegrafi.
Hamza gjithashtu theksoi se lansimi i këtij produkti, në masë të konsiderueshme do të ulë rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuara Bankat dhe Institucionet jo-bankare, dhe rrjedhimisht, kreditimi për këtë sektor do të shtohet ndjeshëm.
“Sipas informatave dhe analizave fillestare, pritet që përmes këtij produkti të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, do të përfitojnë përafërsisht 1,000 biznese Agro. Natyrisht se një kreditim i tillë, do ti ndihmoj dukshëm punësimit, dhe formalizmit të këtij sektori”, tha ai.
Ai bëri të ditur se lansimi i këtij produkti, vjen si rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm midis Qeverisë, Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe donatorëve, në këtë rast Bankës Zhvillimore Gjermane.
“Pas negociatave të suksesshme midis dy qeverive, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane, KFW ka konkluduar negocimet me Fondin për Garanci Kreditore, dhe sot jemi këtu për lansimin e këtij produkti. Duhet thënë se kontributi i Qeverisë Gjermane prej 5 milion Euro në kapitalin e Fondit për ‘Dritaren Agro’, dhe rreth gjysmë milionë euro për asistencë Teknike, vjen pas kontributit fillestar në vlerë prej 2 milion euro, që është paguar në fund të vitit të kaluar”, shtoi ministri Hamza.
Me rastin e lansimit të dritares “Agro”, ministri Hamza gjithashtu theksoi se Fondi për Garanci Kreditore është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të shumë akterëve, dhe se ky bashkëpunim do të ndikoj në qëndrueshmërinë afatgjate të këtij Fondi.
“Falënderoj Qeverinë gjermane për interesimin dhe kontributin në forcimin e këtij institucioni, dhe shprehi bindjen se përkrahja për këtë institucion do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Një falënderim i veçantë shkon për Qeverinë Amerikane, përkatësish USAID-in për kontributin e tyre në themelimin e Fondit, si dhe për SIDA-n suedeze dhe Bankën Botërore për interesimin e tyre për ta ndihmuar këtë institucion”, shtoi ministri Hamza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje