LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria heq vizat për Rusinë, Kinën dhe disa shtete tjera

Shqipëria heq vizat për Rusinë, Kinën dhe disa shtete tjera

Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrein janë shtetet që i shtohen listës së vendeve që mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë nga 1 prilli deri më 31 tetor të 2018.

Lista e shteteve është miratuar në mbledhjen e qeverisë, dhe mban firmën e Edi Ramës.

“Në aneksin nr 3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 513, datë 13.06.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “…Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Gjeorgji, Katar, Oman, Tajlandë, Kinë dhe Bahrejn, me dokumentin pasaportë për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.


Kjo nismë e qeverisë ka si synim nxitjen e turizmit, dhe shtimin e numrit të turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë si një destinacion të mrekullueshëm turistik. /Telegrafi/