LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Vetëvendosjes hynë në Kuvend me nënshkrimet e peticionit kundër demarkacionit

Deputetët e Vetëvendosjes hynë në Kuvend me nënshkrimet e peticionit kundër demarkacionit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me nënshkrimet të cilat janë bërë para tri viteve nga koalicioni aso kohe Lëvizja Vetëvendosje (VV) – AAK dhe Nisma (VAN).

Atë peticion e kishin nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës, ku kundërshtohej Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe versioni i demarkacionit i propozuar nga Murat Meha dhe ekipi i tij.


Ndryshe, nënshkrimet e mbledhura ishin dorëzuar nga të gjitha partitë e koalicionit opozitar (VAN), në atë kohë. /Telegrafi/