LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lekaj diskuton për Transportin Multimodal të Mallrave në Bullgari

Ministri Lekaj diskuton për Transportin Multimodal të Mallrave në Bullgari

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka diskutuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, për sfidat multimodale dhe për mundësitë për regjionin e Ballkanit.

Përveç kësaj, ministri Lekaj ka realizuar edhe një takim miqësor me komisioneren Violeta Bulc, të cilët i ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës, për zhvillimin e Transportit Multimodal dhe hapjen e korridoreve të transportit rrugor dhe zhvillimin e lidhjen e hekurudhave si një mundësi e mirë dhe e lirë për transport të mallrave.

Ndërkaq, në fund të muajit prill të po këtij viti do të ketë një takim tjetër të ministrave të Transportit, në Lubjanë të Sllovenisë, ku do të diskutohet për lehtësimin e procedurave doganore dhe kalimit të kufirit, ku do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Kalo në kategori