Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se ngjarja e sotme është një përshkrim i gjendjes reale në Kosovë, dhe të gjeturat e sotme mund ta vërtetojnë ku është sektori i energjisë dhe çka po ndodhë me energjinë në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj tha se qeveria të cilën e udhëheqë, e ka prioritet energjinë, sepse, furnizimi me energji i dedikohet qytetarëve, ekonomisë, por edhe stabilitetit të vendit, sigurisë.
“Zotimeve tona për adresimin e sfidave të sektorit të energjisë mendoj se i kemi dhënë një vulë, tre muaj më parë, më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur e kemi nënshkruar marrëveshjen komerciale për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re'”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se teknologjia e re, e cila do të instalohet e përmirëson gjendjen nga ndotja e ambientit, për faktin se vendi nuk do të varet edhe më tutje nga një teknologji shumë e vjetër, ajo e “Kosovës A”.
Duke ditur se qymyri nuk është burim i energjisë më të pastër, megjithatë kryeministri Haradinaj tha se në rastin e Kosovës, e cila ka një ekonomi në një stad të vonë të zhvillimit, mungesës së mundësisë së zhvillimit ekonomik dhe mungesës së energjisë elektrike, qymyri është zgjidhje reale që i përgjigjet një situate specifike si rasti i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri kërkoi përkrahje nga partnerët ndërkombëtar, Banka Botërore, BERZH dhe institucionet tjera monetare.
Më tej, kryeministri Haradinaj e cilësoi si shqetësues rregullimin e marrëdhënieve në tregun e energjisë, duke theksuar se një marrëdhënie e pa konfirmuar ndërmjet KOSTT-it dhe transmisionit të Serbisë po shkakton pasoja jo vetëm për ne, për tregun tonë, por për gjithë tregun evropian.
Kryeministri Haradinaj tha se nuk ndjehet mirë me situatën e krijuar, por premtoi se Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, për tejkalimin e situatës.
Duke falënderuar për ndihmën Qeverinë e Gjermanisë, përmes procesit të Berlinit por edhe Sekretariatit për negocim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Haradinaj tha se kjo temë është urgjente për t’u zgjidhur.
“Ne e dimë dhe e ndjejmë obligimin dhe përgjegjësinë që kemi ndaj brezave që të orientohemi dhe të fokusohemi në energji të ripërtërishme. Kosova është më se e vetëdijshme, se nëse ka një popull, një vend dhe një ekonomi që e kupton rëndësinë e energjisë së ripërtërishme, së pari vjen ai vend që është i bazuar në qymyr dhe ne e dimë dallimin. Askush nuk është më në alarm se ne. I kemi dhënë përparësi energjisë alternative pra të ripërtërishme. Jemi hapur si treg edhe për energjinë me erë, edhe për energjinë solare, kemi mirëpritur zhvillimet dhe propozimet e reja për mundësinë për investime në energji solare, në një kapacitet më të madh dhe mbesim të hapur për të gjitha idetë për energjinë e ripërtërishme”, tha Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Kryeministri Haradinaj tha se askush nuk duhet të ketë dilemë nëse Kosova është e qëndrueshme ekonomikisht, duke përmendur avantazhet që ka si vend, popullsinë më të re, infrastrukturën rrugore pothuajse të përmbyllur, dhe në hapa shumë të avancuar edhe infrastrukturën hekurudhore, pastaj resurset e energjisë, minerale, industrinë ushqimore dhe pozicionin strategjik në ekonominë e Ballkanit.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se projekti “Kosova e Re” përfundimisht do të mundësojë nxjerrjen nga funksioni të termocentralit të vjetruar “Kosova A” dhe do t’i ofrojë gjeneratës së ardhshme të Kosovës një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë, përmes gjeneratës së re të teknologjisë së pastër nga qymyri.
Të pranishëm në këtë forum ishin ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt, kryesuesi i sektorit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane, Zyra e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, zëvendësdrejtori dhe këshilltari ligjor i sekretariatit të komunitetit të energjisë, Dirk Buschle. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje