LAJMI I FUNDIT:

Muaji Mars – muaj i meshkujve

Muaji Mars – muaj i meshkujve

Dihet se meshkujt, ndryshe nga femrat, nuk kanë ndryshime mujore hormonale, por edhe te ta ndikon sjellja-rrotullimi i Hënës rreth Tokës, Hëna e plotë, gjysmë (në Hënën e plotë thuhet dalin lugetër-vampirë), gjaku i meshkujve është më i nxehtë, shfaqet një energji e pashpjegueshme deri tani

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Graviteti dhe forca elektromagnetike e satelitit të vetëm natyror të tokës, përpos që ndikojnë në natyrë, kanë ndikim edhe në organizmin e meshkujve, tregon një studim.

Nuk janë thashetheme, vërteton edhe policia e Britanisë së Madhe, e cila gjatë Hënës së plotë, gjatë muajin mars cakton patrulla policore shtesë sepse meshkujt janë më agresiv (meshkujt ndërsehen).

Nuk është e rastësishme, si është e mundur, pothuajse krejt demonstratat, protestat, bombardimet e NATO-së në Kosovë janë organizuar në muajin mars, por edhe këngëtari ynë, Ilir Shaqiri, na paralajmëron me këngë “Sërish vjen marsi”.

Për këtë shkak, nëse i dashuri juaj gjatë Hënës së plotë, muajit mars transformohet në një njeri tjetër, ju femra kini mirëkuptim dhe lëreni të qetë të dashurin tuaj.

Sepse, e dimë se femrat për çdo muaj, para ciklit edhe pas ciklit kanë probleme psikike dhe dhimbje shëndetësore, kurse meshkujt janë të kujdesshëm për çdo muaj ndaj femrave, para menstruacionit, pas menstruacionit.

Ju lutem, ju femrat të keni mirëkuptim që në muaj mars, të solidarizoheni me sjelljen e meshkujve, sepse sjellja e meshkujve është njëherë në vit edhe nuk është qëllim keq.

Sipas studimeve, një grup psikologësh britanikë, rezulton se ekzistojnë shumë arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë në bukurinë dhe në shëndetin e femrave ashtu edhe të meshkujve.

Pas një natë të zjarrtë në shtrat, njerëzit janë psikikisht më të qëndrueshëm. Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat dhe meshkujt të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme.

Faktori kryesor, i cili kontribuon për kënaqësi në dashuri dhe në seks, është tajitja e sasisë së dyfishtë të hormoneve të estrogjenit.

Seksi për femrat është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, papastërtia dhe puçrrat zhduken.

Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së bukur të trupit. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë.

Kënaqësinë seksuale nuk e përjeton vetëm trupi, por edhe shpirti, kurse shkencëtarët nga Universiteti “Ohio State” thonë se efekti pozitiv i seksit lidhet me veprimin e hormonit oksitocinë.

Niveli i këtij hormoni, i cili e rrit ndjenjën e afrisë dhe dëshirën për prekje pas orgazmës, rritet deri në pesë herë.

Lirimi i shpejtë i këtij hormoni ndikon në dyfishimin e të rrahurave të zemrës dhe të shtypjes së gjakut, kurse një ‘ushtrim’ i tillë është e dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimi ka treguar se meshkujt që bëjnë seks të paktën dy herë në javë, dy herë më pak janë të prekur nga infarkti i zemrës.

Seksi po ashtu është një formë e këndshme dhe e dobishme në parandalimin e shume sëmundjeve. Sipas një studimi, ata që bëjnë seks një apo dy herë në javë, në gjak kanë për 30% më shumë antitrupa.

Gjatë orgazmës, në tru aktivizohet qendra për largimin e dhembjeve, prandaj për disa minuta zhduken të gjitha dhembjet, duke filluar nga ngërçet menstruale e deri tek artriti e migrena.

Njeriu është i privilegjuar dhe është lënë i lirë, dhe si i lirë është shpërblyer edhe me mendje dhe instinktin, që do të thotë se ka edhe përgjegjësi-obligim më të madh ndaj organeve të veta, ndaj vetes, familjes por edhe ndaj Zotit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori