LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Ryshfeti”, dëshmon biznesmeni Ivan Nikollov

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Ryshfeti”, dëshmon biznesmeni Ivan Nikollov

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuari i parë është kryeministri Zoran Zaev.

Zaev në këtë lëndë akuzohet për kërkim të ryshfetit në kohën kur ishte kryetar i Komunës së Strumicës, nga bizmesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sot është planifikuar që të dëshmojë biznesmeni Nikollov Saçevaliev, i cili mungoi në seacën e fundit me arsyetim se nuk është ftuar në kohë. Ndërsa pritet të shikohen edhe dëshmitë e inçizuara.

Zaev në seancën e 6 marsit tha se nuk ndjehet fajtor për veprën me të cilën ngarkohet dhe u shpreh i bindur se gjykata do të vendos drejtësinë./Telegrafi/