LAJMI I FUNDIT:

Kërveshi: Gjykata Speciale ka kauzë politike (Video)

Kërveshi: Gjykata Speciale ka kauzë politike (Video)

Avokati Kujtim Kërveshi ka theksuar se Gjykata Speciale është politike, dhe gjykimet e këtij mekanizmi sipas tij, do të jenë politike.

Ai në emisionin “Përballje”, në “rtv dukagjini”, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë ardhur për shkak të brishtësisë të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, të drejtësisë që kanë vepruar në Kosovë.

“Nëse ne si shoqëri kemi qenë të ndjeshëm ndaj ish – ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK) nuk kemi punuar për t’i faktuar krimet që janë bërë ndaj nesh. Por, çfarë ka bërë Serbia në raport me dëshminë e krimeve të supozuara të luftës në Kosovë. Nuk janë ndalur asnjë minutë për më deponu prova”, ka shtuar Kërveshi.


Ai ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar në bazë të një supozimi që e ka bërë Dick Marty në Këshillin e Evropës, për tu thënë nga pala kosovare se tash kemi të bëjmë me një detyrim ndërkombëtar.

“Nuk i kuptojmë as detyrimet ndërkombëtare. Nëse ka një profesionist që thotë se ka detyrim ndërkombëtar nga një organizatë pjesë e së cilës nuk je, atëherë këtu bëhet fjalë për injorancë të madhe”, ka shtuar Kërveshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori