LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Politika e Albin Kurtit e çoi në vdekje Astritin

Veseli: Politika e Albin Kurtit e çoi në vdekje Astritin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në interpelancën rreth rastit të vdekjes së ish aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, tha se është shqetësuese se si ende edhe në liri ka vdekje nëpër burgjet tona në rrethana të pasqaruara.

Veseli tha se me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  pajtohet se  politika e pafytyrë që po e promovon  e ka çuar në vdekje Astrin Deharin.

“Unë kam me u pajtua me Albinin për një çështje diçka çka është shumë e  vërtetë është kjo politika gjithsesi atë djalë të ri i cili ka lindur në Zvicër, një djalë i cili i ka prindërit, qoftë babanë, qoftë nënën veprimtarë të Lëvizjes në rrethana shumë të rënda, është e vërtetë si politika e ka çuar në vdekje kjo është e vërtetë, por unë e kam frikën se është një politikë e cila është e pafytyrë, një politikë e cila me çdo kusht veç pushtetin e do, një politikë e cila më së paku i duhet Kosovës, një politikë të cilën je duke  e promovuar ti Albin Kurti”, tha Veseli.


E pas kësaj deklarate ndërhyri, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  i cili tha se nëse dikush nuk është i korruptuar në Kosovë, atëherë janë ata.

Sipas Kurtit vetëm subjekti që ai e udhëheqë nuk e kanë tradhtuar dhe nuk  e kanë gënjyer vendin.

“Nëse ka ndonjë ka ndonjë shembull të një subjekti të pa korruptuar, të njerëzve që janë në udhëheqje e banojnë ende me qera jemi na, ne kurrë nuk bëhemi si ju, ju edhe  e keni tradhtuar kauzën kombëtare edhe e keni shitur vendin me privatizim, prandaj nuk pritet asgjë e mirë prej juve e natyrisht që në fund edhe gënjeni”, tha Kurti.

Ndaj kësaj ka reaguar serish Veseli i cili tha se si koalicion janë të gatshëm se me çdo çmim të shkojnë drejt të së vërtetës.

“Ajo çka është kryesore, ne tek e vërteta ne mund të vijmë më lejoni të theksoj po flas si pjesë e këtij koalicioni se në këtë koalicionin tjetër jemi edhe me partner të ri nuk ka çmim, nuk ka mjetë, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim, nuk ka vendim të cilin nuk jemi të gatshëm me e marr me shku tek e vërteta…ok duam me shku jashtë tek një institut shkojmë edhe këna me shku por ne të gjithë bashkërisht pastaj duhet me qenë kolegë të gjitha partive së bashku për me pranua edhe përgjegjësinë edhe rezultatin e asaj, bile për këtë punë nuk këna pas nevojë me u thellua shumë”, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori