LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri përplaset me Konjufcën, ia përmend maskat

Gaxherri përplaset me Konjufcën, ia përmend maskat

Gjatë interpelancës për rastin Dehari, janë përplasur fort deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri dhe deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

Gaxherri ka përmendur edhe bastisjen e zyrave të VV-së, ku janë gjetur gaz lotsjellës, maska e armë të ftohta, duke thënë se ka qenë e trishtuar.


“Edhe një herë po iu drejtohem juve, unë nuk e di a ka qenë ajo  seli e partisë politike a çka ka qenë edhe ju duhet të jepni sqarime. Sikurse unë kërkoj prej drejtësisë tonë, prej Policisë, për Astritin dhe secilin të vrarë dhe të vetëvrarë në burgje, nuk është i vetmi. Njëkohësisht kërkoj përgjegjësi çka iu ka dashur maskat në seli të juaj, çka iu duhen ato maska, për çka jeni ardhur këtu keni gjuajtur gaz, keni gjuajtur edhe kryeministrin, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë as nuk mundeni, as nuk duhet të fshiheni pas njerëzve, pas dhimbjeve të familjeve të vrarëve, vetëvrarëve apo dikush që i ka vrarë, nuk mundeni as ju, as ne”, tha Gaxherri.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Pozicioni prej të cilit po flet ajo është një gënjeshtër për shkak se këto institucione të ne janë të kapura, kjo po flet sikur të ishte njëfarë shteti i pavarur demokratik, sikur të ishte në Zvicër. Këtu kjo s’po e kupton që institucionet janë të kapura, institucionet e gjyqësisë edhe kur të duan ta goditin kundërshtarin e tyre politik as fantazia s’ta rrokë çka janë në gjendje të bëjnë. Sepse ne i kemi përjetuar këto, unë po të ofroj fakte, njeriun e keni dërguar në burg, e keni quajtur terrorist, ka dashur ta vras kryeministrin, e keni mbajt në burg pesë muaj, s’di a po e kupton Besë qeta, sepse deshtë apo jo je bërë pjesë e atij aparati të kapjes së shtetit”, theksoi Konjufca.

Por, sërish ka reaguar deputetja Gaxherri, duke i thënë Konjufcës së ajo nuk fshihet pas maskave, sikurse ata.

“Unë nuk fola në emër të institucionit kurrë njëherë, unë fola në emër timin, unë nuk jam ajo që besoj në institucione tona, i kam gjykuar më shumë se ju, veç mënyra ime është ndryshe nuk është e dhunshme si e juaja. T’i mua guxon të më quash, je bërë pjesë e aparatit propagandistik, pse e vnoni maskën, s’po me intereson institucioni, pse e keni maskat, pse fshiheni pas maskave, unë nuk kam vënë maskë kurrë, nuk fshihem dhe mund ta shikoj secilin në sy, prej të gjitha partive, pa maskë jam. Ju keni dal në televizion me fotografi të fëmijëve të mi, deri në atë nivel shkoni, ju nuk kurseni as familje, as kolegëve, as institucioni vetëm vetja juaj”, theksoi Gaxherri.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori