Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelancë në lidhje me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka shprehur gatishmërinë e tij të mëtutjeshme në zbardhjen e këtij rasti.
Tutje, Tahiri e ka cilësuar këtë temë, si çështje në të cilën politika nuk ka vend, ngase kjo duhet t’i lihet tërësisht fushës së Gjyqësorit, raporton lajmi.net.
“Tema për të cilën është diskutuar është një temë në të cilën politika nuk ka shumë vend, në rrafshin personal, jo vetëm Astrit Dehari por çdo qytetar tjetër i Kosovës është rast që na prek, sepse para se të kemi ndonjë kualifikim politik, të gjithë jemi qytetarët të barabartë të këtij vendi.” tha Tahiri.
“Që nga java e parë e marrjes së detyrës këtij rasti ju kam qasur me seriozitet, nuk kam pasur asnjë kërkesë mirëpo kam vlerësuar si të nevojshëm angazhimin në zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharin”, shtoi Tahiri.
Tahiri tha se ka shprehur edhe gatishmërinë për mbështetjen financiare të hetimeve për zbardhjen e rastit.
“Kam dërguar letrën Aleksandër Lumezit ku kam shprehur gatishmërinë edhe financiare për zgjidhjen e rastit, brenda apo jashtë vendit. Me qëllim të ofrimit të mbështetjes, i kam kërkuar qeverisë ndarjen e 50 mijë eurove. Tutje, se bashku me Kryeministrin Haradinaj kemi pritur prindërit e Astritit, të cilët kanë kërkuar që hetimet të bëhen në Lozanë të Zvicrës, Prokurori i rastit ka vendosur kontaktet dhe jemi duke pritur rezultatet e bashkëpunimit institucional.” deklaroi Tahiri.
Ju ftoj që të shkëputeni nga kjo mendësi fataliste, ky rast do të zbardhet, jemi në një proces ku prokuroria janë duke përkthyer materialin e kërkuar nga Instituti i Zvicrës. Unë nuk do të ndalem deri në vendimin final të këtij institute, nuk kam pas asnjë kërkesë që ky rast të kthehet, mirëpo këtë çështje e kam iniciuar i pari.” përfundoi Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj