LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë për korrupsion

Qytetarët e Maqedonisë nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë për korrupsion
Foto: Ilustrim

Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Qeveria ka vullnet për t’u pëballur me korrupsionin, por një përqindje e madhe kanë mendim të kundërt.

Kështu thonë rezultatet e anketës telefonike të realizuar nga agjencia “M-Prospekt”, me kërkesë të Institutit për demokraci “Societas Civilis”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 1000 të anketuar, 22% thonë se Qeveria ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, ndërsa 33% thonë se vullneti qeveritar është i shprehur deri diku. 35% thonë se Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin.


Nga të pyeturit, ata që kanë më pat të ardhura reshtohen te qytetarët që mendojnë se Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, për dallim nga ata që kanë të ardhura më të shumta, që thonë se Qeveria ka vullnet për ta luftuar korrupsionin.

Edhe pse është ndryshuar qeverisja, më shumë se gjysma e tyre nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë korrupsion.

70% e qytetarëve mendojnë se lufta kundër korrupsionit nuk dallon nga qeverisja e kaluar, ose situata është më keq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori