LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e klipit “River” nga Eminem dhe Ed Sheeran

Prapaskenat e klipit “River” nga Eminem dhe Ed Sheeran

Eminemi ka sjellë pamjet nga prapaskena e videoklipit të tij të ri.

Emil Nava ka folur për procesin në një klip të shkurtër, duke zbuluar se si është përfshirë në projekt dhe çka kërkoi të arrinte.


“Ata ishin shumë të qartë. Ata deshën diçka që Em nuk ka pasur më parë. Unë mendova dhe kam dashur të bëj një dokumentar për domethënien e këngës me shumë fantashkencë”, u shpreh regjisori

Personaliteti i Eminemit shfaqet në mënyrë të përkryer në këtë klip, pasi Marshall Mathers në një pikë shihet duke qeshur në mënyrë histerike.

Emil Nava që kishte krijuar disa video të Ed Sheeranit, tha se skenat janë xhiruar larg prej Amerikës.

Regjisori po ashtu ka lëvduar Eminemin për etikën e punës gjatë xhirimit të videoklipeve duke vënë në theks të veçantë pasionin dhe vizionin e tij.

“River” është një prej projekteve më të suksesshme të Eminemit. /Telegrafi/