LAJMI I FUNDIT:

Ligji për përdorimin e gjuhëve del nesër në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për përdorimin e gjuhëve del nesër në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin më shumë përfiton gjuha shqipe, pritet që nesër të jetë në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit të Maqedonisë.

Vendimi erdhi pas takimit bashkërendues të grupeve parlamentare me Kryekuvendarin Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vetëm grupi i OBRM-PDUKM-së nuk ka marrë pjesë në këtë takim.

Nuk jepen detaje se si do të rrjedhin punët për këtë ligj, respektivisht nëse do të ketë diskutim për mbi 35 mijë amandamentet e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/