Lëvizja për Bashkim thekson se me shqetësim po i përcjell ngjarjet rreth ndërmarrjes “Trepça”.
Sipas kësaj lëvizje, fatkeqësisht, po vazhdon situata e moszbatimit të Ligjit për Trepçën, e cila në radhë të parë po reflektohet në mosthemelimin e Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”, e rrjedhimisht edhe me mosthemelimin e Sh.A. “Trepça”.
“Kjo situatë po e dëmton ekonomikisht dhe financiarisht Trepçën, po e bën qeverisjen e saj të vështirë, po bën që kompetencat në mes të dikastereve të ndryshme qeveritare dhe AKP-së të ngatërrohen dhe, rrjedhimisht, është duke e bërë jofunksional kreun e saj menaxherial. Dorëheqja e djeshme e drejtorit të Trepçës është edhe një alarm për këtë situatë tejet të rëndë”, thuhet në reagim.
Sipas Lëvizjes për Bashkim, nëse Qeveria e kaluar e ka pasur klimën shumë më të përshtatshme për të bërë hapa konkretë drejt jetësimit të Ligjit për Trepçën dhe nuk e ka bërë, Qeveria e tanishme është edhe më e pafuqishme.
“Ndër të tjera, ajo është e kurthuar këmbë e krye edhe nga Lista Serbe. Një prej arsyeve kryesore pse kohëve të fundit po zvarritet themelimi i Bordit mbikëqyrës të Trepçës janë shantazhet e Listës Serbe ndaj qeverisë aktuale, e cila po e shfrytëzon raportin politik të forcave, për t’i çuar përpara interesat e veta dhe të Beogradit, në mënyrë që Kosovën ta bëjë shtet sa më jofunksional”, thuhet më tej.
Sipas LB-së, përkundër faktit se janë plotësuar kushtet që i kërkon Ligji dhe kanë konkurruar katër përfaqësues të komunitetit serb për shtatë vendet që i takojnë qeverisë si aksionare, Lista Serbe nuk po i konsideron ata si përfaqësues të interesave të tyre, duke e kontestuar kështu institucionin e konkursit dhe duke kërkuar që anëtarët serbë të këtij bordi të caktohen vetëm nga përfaqësues të interesave të kësaj liste.
“Për më tepër, ky subjekt po kërkon që komuniteti serb t’i ketë tre anëtarë në këtë bord (një si përfaqësues i punëtorëve dhe dy nga pjesa e qeverisë si aksionare), përkundër pajtueshmërisë së institucioneve të Kosovës që ky komunitet t’i ketë dy anëtarë në këtë bord prej nëntë anëtarëve. Këto shantazhe përveçqë po e dëmtojnë Kosovën politikisht, po e vështirësojnë edhe mëkëmbjen e saj ekonomike, kurse zbatimin e ligjit në Kosovë po e shndërrojnë në arenë të negocimit të vazhdueshëm me Listën Serbe”.
Lëvizja për Bashkim që para krijimit të kësaj qeverie thotë se ka paralajmëruar për rrezikun që kansoet nga një qeveri e varur nga votat e Listës Serbe, që sipas tyre është direkt e ndikuar nga Beogradi.
Lëvizja për Bashkim kërkon nga qeveria e Kosovës që urgjentisht të procedojë me zbatimin e Ligjit për Trepçën: me themelimin e Bordit mbikëqyrës, e rrjedhimisht edhe të Sh.A. “Trepça”, e të mos bjerë pre e shantazheve të Listës Serbe.
“Në këtë drejtim, kërkojmë që të gjitha forcat politike shqiptare të veprojnë me unitet të plotë, në mënyrë që ta minimizojnë ndikimin politik të Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar në dëmtimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e LB-së. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë