Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, është shprehur i bindur se ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, do të kalojë së shpejti, por nuk ka mundur të japë një datë se kur do të ndodhë kjo.
Ai ka thënë se i kanë votat e shumicës shqiptare dhe ato kanë qenë vazhdimisht, por nganjëherë kjo nuk mjafton.
Ndërkohë, vizitën e ndihmëssekretarit amerikan, Wess Mithchell e ka vlerësuar si një vizitë të jashtëzakonshme.
“Tashmë kemi ardhur në një pikë ku të gjithë akterët janë të vetëdijshëm se çështja e demarkacionit është çështje me interes shumë vital, nacional, shtetëror dhe sidomos për popullin e Kosovës, i cili është populli I vetëm autokton në Evropë dhe populli i vetëm i izoluar. A do të votohet demarkacioni nesër ose të premten? Do të ishte shumë ironike nga ana ime që të përcaktoj dhe të bëj precizime të tilla, për shkak se politika jonë ende s’ka stabilitet të tillë që ne mund të flasim me përkufizime kaq të sakta, të cilat ju I kërkoni. Ne jemi duke e formësuar politikën që ajo të mësohet të ketë një stabilitet dhe kur të thotë se do t’i bëjë këto qëndrime, atëherë ajo duhet të merr një përgjegjësi për t’i dhënë një përgjigje, afate dhe deklarime të sakta në lidhje me çështje të caktuara politike”, ka theksuar Hoti në RTK.
Ai tutje foli për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, Wess Mitchell e ka vlerësuar si një vizitë të jashtëzakonshme në kuadër të befasisë së këndshme për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, e cila sipas tij ka qenë tash e disa muaj e plandosur.
“Ardhja e amerikanëve në Kosovë dëshmoi edhe një herë se projekti i Kosovës është projekt ‘made in USA’, është projekt i popullit të Kosovës. Që nga ardhja e administratës së presidentit Trump e deri më sot është pika më e fuqishme e SHBA-së në lidhje me ushtrinë. Ndihmëssekretari i Shtëpisë së Bardhë për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë tha se çështja e ushtrisë nuk është çështje e vetos së askujt, çka do të thotë se ky është deklarimi më i fuqishëm zyrtar i SHBA-së, në lidhje me formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës përmes kushtetutës”, tha ai.
“Ne duhet ta kuptojmë se SHBA nuk është vetëm partnere e Kosovës, por realisht është themeluese e Republikës tonë. Ata kanë dhënë po aq sa ne për këtë punë dhe uroj që të gjithë ne të mësojmë nga gabimet tona dhe të mos krijojmë politika të paqena, kauza false, pastaj të vijmë në pozicione qesharake dhe t’i bëjmë punët nga fillimi. Unë mendoj se klasa politike në Kosovë duhet të bëjë një reflektim të jashtëzakonshëm dhe t’i japë një porosi të qartë SHBA-së se ne jemi përkrah agjendës së tyre dhe se fjala e tyre nuk është vetëm obligim,por më tepër se kaq”, ka shtuar Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City