LAJMI I FUNDIT:

Gary Oldman jeton me nënën e tij, të cilës ia dedikoi çmimin Oscar

Gary Oldman jeton me nënën e tij, të cilës ia dedikoi çmimin Oscar

Në fjalimin e tij kur e fitoi çmimin Oscar, Gary Oldman pati një mesazh dhe falënderim të veçantë për nënën e tij, Kathleen.

Dhe pas këtij suksesi të madh dhe angazhimeve për promovimin e filmit, aktori më në fund është ribashkuar me nënën e tij 98 vjeçare.

(Foto: FlyNet)

Ylli i “Darkest Hour” dhe gruaja e tij, Gisele Schmidt, janë fotografuar në Los Angeles së bashku me nënën e aktorit.


Të gjitha lajmet për Gary Oldman
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Gary Oldman

Familja e 59-vjeçarit dukej e thjeshtë teksa ecnin dhe bisedonin së bashku, ndërsa edhe gruaja e Oldman – shkrimtarja dhe kuratorja artistike, Gisele, dukej shumë e afërt me nënën e tij.

(Foto: FlyNet)

Kathleen jeton me Garyn dhe Giselen në një banesë të madhe në Los Angeles.

(Foto: Getty Images)

Aktori anglez fitoi çmimin për ‘Aktorin më të mirë në rol kryesor’ për portretizimin e Winston Churchillit në filmin “Darkest Hour”.

Oldman ishte mjaft emocional në fjalimin e tij, në të cilin nuk harroi ta përmendte nënën e tij.

“Ajo do të mbushë 99 vjet në ditëlindjen e ardhshme. Dhe është duke na shikuar nga komoditeti i divanit të saj. I them nënës time, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Vendose kazanin se po e sjell Oscarin në shtëpi”, ishin fjalët e aktorit. /Telegrafi/

https://youtu.be/vSpR-oBx7h8?t=185