LAJMI I FUNDIT:

Një tifoz i vogël i Huddersfield me parullë interesante duke i kërkuar fanellën Hadergjonajt: Nuk e kam parë, ia kam premtuar në ndeshjen e radhës (Foto)

Një tifoz i vogël i Huddersfield me parullë interesante duke i kërkuar fanellën  Hadergjonajt: Nuk e kam parë, ia kam premtuar në ndeshjen e radhës (Foto)

Florent Hadergjonaj është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Ligën Premier me Huddersfieldin.

Falë paraqitjeve të mira, mbrojtësi nga Kosova është bërë edhe njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Huddersfield.

E një tifoz i vogël në ndeshjen mes Huddersfield dhe Swanseas kishte ardhur në stadium me një mision.


Qëllimi i tifozit ishte që ta merrte fanellën e idhullit të tij Florent Hadergjonajt dhe për këtë kishte shkruar edhe një parullë.

Fotografi i Getty Images, Gareth Copley ka fotografuar tifozin e vogël me parullën e tij duke i kërkuar fanellën mbrojtësit nga Kosova.

Tifozi i vogël me parullën në dorë duke i kërkuar fanellën Florent Hadergjonajt (Photo /Getty Images)

Por fatkeqësisht, Florenti nuk e kishte parë gjatë ndeshjes dhe tifozi mbeti i dëshpëruar.

Edhe pse nuk e mori fanellën, tifozi kishte kontaktuar Florentin në Instagram dhe ky i fundit i ka kthyer përgjigjen.

“Më ka shkruar në Instagram dhe vërtet më vije keq që gjatë ndeshjes nuk e kam pa parullën e tij”, ka thënë Hadergjonaj për Telegrafin.

23-vjeçari i ka premtuar tifozit të vogël se në ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace që Huddersfield do ta zhvillojë në shtëpi do t’ia dhurojë fanellën.

Florent Hadergjonaj në ndeshjen ndaj Manchester United. (Photo/Getty Images)

“E kam ftuar të vije në stadium në ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace për t’ia dhënë fanellën. Është kënaqësi për ne futbollistët t’i gëzojmë tifozët tanë sidomos kur ata janë fëmijë”, u shpreh Florenti për Telegrafin.

E raste të ngjashme kur tifozët ia kërkonin fanellën, deçanasi ka pasur edhe më parë.

“Më ka ndodhur edhe në Young Boys sa isha por edhe në Ingolstadt. Gjithmonë kur më është kërkuar fanella jam mirë dhe ia kam dhuruar tifozëve. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në të ardhmen”, përfundoi Florenti.

(Photo/ Getty Images)

Mbrojtësi i djathtë në takim ndaj Swanseas ishte më i miri në fushë ku mori edhe notën më të lartë (8.00).

Në 20 paraqitje me Huddersfieldin, Hadergjonaj ka arritur të bëjë dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori