LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet që bartë takimi Trump-Kim

Rreziqet që bartë takimi Trump-Kim

Takimi i propozuar ndërmjet Presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka rritur vëmendjen ndaj ngërçit bërthamor mes Uashingtonit dhe Phenianit. Ndërsa nuk dihet ende nëse takimi do të zhvillohet, pyetja që ngrihet është nëse do të sjellë një zgjidhje diplomatike apo gjërat do të mbesin njësoj.

Presidenti Trump pritet të takohet me udhëheqësin koreano-verior, të cilin e ka quajtur ‘njeriu i vogël raketë’.

Takimi u njoftua nga zyrtarët e Koresë së Jugut, ditën e enjte në Shtëpinë e Bardhë.


“I shpjegova Presidentit Trump se këto rrethana u krijuan falë udhëheqjes së tij dhe politikës së presionit maksimal dhe solidaritetit ndërkombëtar”, u tha gazetarëve Chung Eui-Yong, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut, shkruan VOA.

U krijua kështu mundësia e një zgjidhjeje diplomatike të ngërçit për armët bërthamore të Koresë së Veriut.

“Kanë premtuar eliminimin e armëve bërthamore, ndalimin e testimit të raketave dhe armëve bërthamore si dhe kanë pranuar që stërvitjet e rregullta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut do të vazhdojnë”, njoftoi Sarah Huckabee Sanders, Sekretare Shtypi e Shtëpisë së Bardhë.

Por, nuk është hera e parë që Koreja e Veriut bën premtime të tilla.

“Deri më tani kemi dëgjuar vetëm fjalë nga Kim Jong Un-i. Ka thënë se do takohen, se do të ulë armatimin dhe se është dakort me stërvitjet ushtarake. Fjalët i merr era. Tani do të shohim nëse Kim Jong Un-i do të ndërmarrë veprime”, thotë Bruce Bennet, studiues për çështjet e mbrojtjes në Rand Corporation.

Nuk është e qartë nëse Kim Jong Un-i është i gatshëm të braktisë arsenalin e tij bërthamor si dhe nuk dihet se çfarë pret në këmbim nga Presidenti Trump.

Nuk dihet gjithashtu se çfarë do të lëshojë Presidenti Trump, i cili e përshkruan veten si një mjeshtër të negocimit.

“Ndoshta në të kaluarën, ai ka braktisur negociatat që nuk do të sillnin rezultatin që ai priste. Por, nesë kjo ndodh kur je President i Shteteve të Bashkuara dhe jo më kreu i një kompanie private ka shumë më tepër pasoja domethënëse”, thotë P.J. Crowley, ish-Ndihmës Sekretar Shteti.

Nëse një takim i tillë i nivelit të lartë nuk del me sukses, rreziqet janë të mëdha.

Në një editorial, personi që ishte përzgjedhur në të kaluarën nga Presidenti Trump për postin e ambasadorit në Korenë e Jugut thotë se dështimi i takimit “mund t’i çojë të dyja vendet në pragun e luftës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori