LAJMI I FUNDIT:

Mijëra protestues kërkojnë hetim të mirëfilltë për vrasjen e gazetarit sllovak

Mijëra protestues kërkojnë hetim të mirëfilltë për vrasjen e gazetarit sllovak

Dhjetëra mijëra sllovakë kanë marrë pjesë në një protestë kundër qeverisë për të kërkuar hetim për vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak dhe të dashurës së tj, Martina Kusnirova.

Ata po ashtu kanë kërkuar dhënien fund të korrupsionit në vendin që është anëtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Mediat sllovake kanë thënë se 40,000 protestues janë mbledhur në kryeqytetin Bratislava më 9 mars, duke shënuar protestën më të madhe prej vitit 1989, i cili ka rrëzuar regjimin komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.


Gazetari sllovak dhe e dashura e tij, të dy në moshën 27 vjeçare janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre afër Bratislavës më 25 shkurt.

Policia ka thënë se vdekja e gazetarit “me shumë mundësi”, ka qenë e lidhur me një artikull për lidhjet e supozuara mes politikanëve sllovakë dhe mafisë italiane.

Artikulli është publikuar pas vdekjes së tij.

Më 1 mars, autoritetet sllovake kanë liruar shtatë italianë të dyshuar, që ishin ndaluar për shkak të lidhjeve me rastin, me arsyetimin e mungesës së të dhënave.

Më 2 mars, protestat janë zhvilluar në gjithë Sllovakinë për të kërkuar aksione të qeverisë për vrasjet.

Organizatorët e protestës kanë thënë se duan ekspertë të huaj të përfshirë në hetimin e vrasjeve.

Ata po ashtu kanë kërkuar një udhëheqësisë, “një qeveri të re pa persona të cilët janë të dyshuar për korrupsion” apo që janë të lidhur me krim të organizuar.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Si ta shikoni NASA-n të lëshojë anijen më të madhe kozmike drejt hënës oqeanike të Jupiterit

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori