LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet LSDM-OBRM-PDUKM, së shpejti detaje nga marrëveshja

Bisedimet LSDM-OBRM-PDUKM, së shpejti detaje nga marrëveshja

Grupet e punës së LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së të cilat po diskutojnë rreth gjetjes së konsensusit për ligjet reformuese, ditëve në vijim do të dalin me rezyme rreth qëndrimeve të përafruara në ligje të caktuar.

Deputetët pjesëmarrës në këto grupe nuk japin detaje se për cilat ligje janë marrë vesh, por siç mësohet, përafrim të qëndrimeve ka ndaj ligjeve të sigurisë dhe reformave gjyqësore. Dallimet janë zbehur dukshëm edhe ndaj Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve elektronike.

Takimet e intensifikuara së fundi duhet të kulmojnë me marrëveshje në letër. Derisa çdo ditë e më tepër afrohet data për publikimin e raportit të progresit nga Komisioni Evropian, shumica parlamentare akoma nuk ka gjetur gjuhën konkrete me opozitën. Për të lehtësuar procesin, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi zgjerimin dhe rikonstruimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë.


Dy fraksionet e Lëvizjes Besa janë të gatshme për pjesëmarrje në Qeveri. Ditë më parë, Afrim Gashi shpalosi potencialin e krahut tij për t’iu bashkuar shumicës, ndërsa një gjë të tillë e potencoi edhe kryetari i grupacionit tjetër të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Megjithatë Kasami thekson se akoma nuk ka ofertë konkrete nga kryeministri Zaev./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori