Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt po konkretizohen me themelimin dhe funksionalizimit të Qendrës së inovacionit në këtë qytet.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar në Ferizaj ku ka takuar kryetarin Agim Aliu si dhe ka vizituar edhe hapësirën e destinuar nga komuna për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Në takimin Aliun dhe bashkëpunëtorët e tij, ministri Beqaj e ka falënderuar për përkushtimin e treguar nga Komuna e Ferizajt për realizimin e projektit të përbashkët për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit në qytetin e Ferizajt.
Pas takimit ministri Beqaj dhe kryetari Aliu kanë vizituar hapësirën e destinuar për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Në fund të kësaj vizite ministri Besim Beqaj ka deklaruar se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt po rezulton me një projekt konkret dhe të rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt.
“Qendra e Inovacionit në Ferizaj ka për synim që t’i trajtojë të gjitha idetë inovative, prej fazës së parainkubimit, deri në fazën e avancimit të tyre. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka fonde të pamjaftueshme edhe për ta rinovuar edhe për ta paisura këtë qendër. Në bashkëpunim me komunën do të përkrahim edhe ide konkrete inovative”, tha Beqaj.
Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Beqaj dhe për interesimin për të realizuar projekte të përbashkëta. “Sot jemi pikërisht në vendin ku ne si komunë kemi vendosur që kati i parë i ish-Qendrës së Kulturës, tashmë do të shndërrohet në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë. Ka hapësira të mjaftueshme pikërisht për t’u funksionalizuar kjo Qendër e Inovacionit. Ne si komunë do të përmbushim në afat sa më të shpejtë obligimet që kanë të bëjnë me hapjen e kësaj qendre”, theksoi Kryetari Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare