Dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka befasuar dikë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Blerand Stavileci është shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në komunën e Prishtinës të cilën e udhëheq kryetari Shpend Ahmeti.
PDK ka fituar gjashtë ulëse për asamblistë në kuvendin komunal dhe është pjesë e opozitës bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Por që nga sot pjesë e opozitës janë bërë edhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që përkrahin liderin e VV-së Albin Kurti e jo kryetarin e komunës.
Zyrtarisht VV ka 17 asamblistë në Kuvendin Komunal por që nuk dihet numri i saktë i atyre që ia mbajnë anën Ahmetit e sa Kurtit.
Kjo për Stavilecin paraqet një situatë të re në Kuvendin Komunal të Prishtinës që siç thotë ai do të jetë në disfavor të mbarëvajtjes së punëve në komunë.
Megjithatë Stavileci thotë se nuk do të jenë bllokues të punëve të mira që bëhen për Prishtinën por që natyrisht do të jenë kundër veprimeve dhe vendimeve të këqija siç ka ndodhur me rastin e djeshëm ku asamblistët nuk ia votuan një raport tremujor të buxhetit.
Megjithatë Stavileci shpreson që kjo situatë të mos përdoret nga Ahmeti sikurse në të kaluarën për ta arsyetuar mos punën e tij duke ua hedhur fajin tjerëve.
“Ne kemi parë edhe gjatë kësaj periudhe tashmë ka më shumë se 5 muaj që do të duhej të flitej për punë projekte vendime që janë në interes të qytetarëve të Prishtinës ndërkaq që ne ende e shohim që bëhet lojë fjalësh. Ato që ishin deri dje fjalë drejtuar kundërshtarëve politik sot e shohim që janë fjalë që kanë pëlcitur brenda këtij subjekti dhe nuk janë veprime skena të hijshme , e pamë edhe dje na është dorëzuar një raport financiar krejtësisht amator i cili ka treguar edhe njëherë mospunën e tij. Për herë të parë e kemi pa që deputetët e ish subjektit të kryetarit aktual kanë qenë shumë të zëshëm gati barabartë me neve të opozitës që kemi kundërshtuar këtë raport”, tha Stavileci për KosovaPress.
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë komenton edhe mundësinë për shkarkimin e kryetarit aktual duke cituar nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Stavileci thotë se në Prishtinë është krijuar një situatë interesantë duke mos përjashtuar as mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kryetar të Prishtinës.
“Ne duhet ti referohemi ligjit për Vetëqeverisjen lokale në të cilat mund të gjejmë zgjidhje për këtë problem. Një situatë tashmë e kemi kaluar por është edhe një situatë e re që mund të ndodhë sepse kemi një vullnet politik të dhjetëra mijëra qytetarëve të cilët e kanë votuar e që sigurisht tashmë janë indinjuar me këtë veprim , e dimë që ka një nen që jep mundësinë që me mbledhjen e nënshkrimeve të 20 përqind të numrit të votuesve të regjistruar në komunën e Prishtinës pra mund ta bëjnë kërkesën për shkarkim për largim të kryetarit dhe tash do të shohim .do të jenë zhvillime interesante situata të jashtëzakonshme”, tha Stavileci.
I pyetur nëse do t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës në rast se ka zgjedhje Stavileci nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë përveç se ka deklaruar se subjekti i tij është i gatshëm për çdo situatë që krijohet.
“Unë duke parë situatën aktuale dhe këto zhvillim.. ta shohim sepse sigurisht se do të ketë zhvillime edhe ditëve të ardhshme, po supozoj duke parë indinjatën e thellë të ish-bashkë partiakëve të kryetarit aktual sigurisht se ai nuk do ta gëzojë më mbështetjen e tyre dhe mund të ndodhë që ndoshta indinjata e tyre të përkthehet në ndonjë formë tjetër, ne do ta shohim se çfarë do të bëhet. Nga ana jonë do të jemi të gatshëm për cilindo opsion cilindo alternativë, qoftë edhe atë të zgjedhjeve”, tha Stavileci.
Por një gjë është e sigurt sipas tij, e që është se njerëzit që e kanë mbajtur peng Prishtinë më nuk do ta kenë mbështetjen e qytetarëve.
“Një është e ditur se ata që kanë mbajtur peng më nuk do ta kenë mbështetjen e qytetarëve dhe rrjedhimisht konsideroj që krijohet një mundësi e re, alternativa të reja që nuk do ta lejonin asnjëherë të vinte puna sikurse ka ardhë tash pra që siç po e shihni pas vetëm disa javëve kemi një situatë të tillë ku kryetari e humbë mbështetjen e subjektit të tij”, tha Stavileci.
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës Vetëvendosje ka 17 asamblistë, LDK 15, PDK 6, AAK 5, AKR 4, Lëvizja për Bashkim 2, si dhe Nisma dhe Alternativa nga një asamblist.
Ahmeti ka formuar qeverisjen komunale duke bërë koalicion me AKR_-në, AAK-në dhe LB-në./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj