LAJMI I FUNDIT:

Tottenham 1-2 Juventus: Notat e lojtarëve, më i miri Gonzalo Higuain

Tottenham 1-2 Juventus: Notat e lojtarëve, më i miri Gonzalo Higuain
LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Paulo Dybala (R) of Juventus celebrates with his team mate Gonzalo Higuain after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Juventus ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Italianët arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultat 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube, meqenëse ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2.

Giorgio Chiellini, Gonzalo Higuain dhe Andrea Barzagli (Getty Images)

Tashmë kanë dal vlerësimet e para të lojtarëve, ku më notën më të lartë e ka marr lojtari i ekipit italian.


Gonzalo Higuain ishte lojtari më i mirë në fushë duke asistuar dhe shënuar një gol, e cila bëri që të vlerësohet me notën 7.8.

Më i dobëti ishte portieri i skuadrës angleze, Hugo Lloris, i cili u vlerësua notën 5.8.

Theksojmë se Juve është ekipi i katërt që kualifikohet në çerekfinale pas Real Madridit, Liverpolit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

Tottenham Hotpsur

Juventus