LAJMI I FUNDIT:

Son i sjell epërsinë Totenhamit ndaj Juventusit

Son i sjell epërsinë Totenhamit ndaj Juventusit

Tottenham Hotspur ka shënuar gol kundër Juventusit.

Son Heung-min ka realizuar golin e parë në këtë takim pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.


Ishte një aksion i mirë organizuar mes Christian Erikssen dhe Tripperit, i cili dërgoi një pasim të saktë te koreanojugori.

Në rast se ndeshja përfundon me këtë rezultat, atëherë do të kualifikohet për në çerekfinale skuadra angleze, duke marrë parasysh se takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2. /Telegrafi/