LAJMI I FUNDIT:

Supergola, triller në vazhdime e penalti – Prishtina eleminon Llapin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës (Foto/Video)

Supergola, triller në vazhdime e penalti – Prishtina eleminon Llapin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës (Foto/Video)

Prishtina ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eleminuar Llapin në Podujevë në një ndeshje dramatike e cila u vendos në penalti pasi sfida pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve përfundoi me rezultat 2-2.

Mijëra shikues ishin mbledhur në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të përcjellë derbin më të madh të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.

Sfida filloi me dominim të Llapit, por Prishtina arriti t’i bënte daljet më të rrezikshme.


Një dalje e gabuar e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, u interceptua nga Mirlind Daku, i cili në mënyrë spektakolare dhe me dinakëri goditi nga më shumë se 35 metra, duke paraboluar portierin mysafir dhe duke gëzuar tifozët vendas me epërsinë për 1-0 (42′).

Është ky pa dyshim pretendent për golin e vitit, një perlë e vërtetë e realizuar nga reprezentuesi i Kosovës U-21.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte më kërkuese pasi rezultati ishte në dis-favor.

Në minutën e 79-të ishte një gjuajtje e lirë që ua mundësoi kryeqytetasve që të barazojnë rezultatin.

Ishte Drashko Bozovic ai që goditi me shumë mençuri në anën e portierit zhagas duke befasuar jo vetëm murin e gjallë, por edhe portierin Afrim Ademi i cili nuk arriti ta ndalë këtë gjuajtje që barazoi rezultatin në 1-1.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt, kurse drama vazhdoi edhe në dy periudhat nga 15 minutat ku po ashtu pati gola, por po ashtu nuk u vendos as fituesi.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, kurse pjesa e dytë e vazhdimeve ishte në flakë.

Me të nisur pjesa e dytë e vazhdimeve ishte Bozhovic ai që lexon një harkim të mirë të Hoxhës, për të shënuar me kokë për 2-1 dhe epërsinë e jashtëzakonshme të Prishtinës.

Përparësinë e madhe nuk e shfrytëzuan mysafirët, e kështu vendasit nuk u dorëzuan dhe me zemër të madhe vazhduan përpara.

Në minutën e 112-të ishte Benjamin Emini ai që e gjeti Mirlind Dakun i cili u lirua në zonën e 16 metërshit për të pranuar topin e më pas për të mposhtur sërish Visar Bekajn me një goditje fantastike, çka e ndezi stadiumin dhe tifozerinë vendasve, e ku madje edhe tifozët hynë në fushë nga gëzimi i madh, e portierin Afrim Ademi e kapluan edhe lotët.

Me rezultatin 2-2 përfundoi sfida edhe pas vazhdimeve dhe ndeshja u vendos në penalti.

Deri në serine e tretë të gjithë ishin të sakt, por Benjamin Emini i Llapit e humbi penaltinë duke gjuajtur jashtë këndit të poshtëm të majtë të portës, prej të cilës Ahmet Januzi i Prishtinës përfitoi duke shënuar me shumë përvojë për avantazhin e Prishtinës. Edhe në serinë e katërt Llapi e humbi penaltinë, kurse Arogo i Prishtinës po ashtu nuk shënoi pasi Afrim Ademi arriti ta ndalë penaltinë në mënyrë bravoroze. Zhdrella e mori përgjegjësinë për penaltinë e pestë duke e huqur totalisht golin e duke gjaujtur mbi portë, e me tri penalti të huqura Llapi u eleminua.

Në gjysmëfinale do të ketë short të ri dhe aty u kualifikuan Drenica, Vëllaznimi, Prishtina dhe Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare

"Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur" - ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh

La Liga

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Kalo në kategori