LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e quan Blerim Rexhën hajn ordiner (Video)

Haradinaj e quan Blerim Rexhën hajn ordiner (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se më shumë është bërë problem shkarkimi i anëtarëve të bordit të AKA-së se sa të shkarkohej Kuvendi.

Ai e ka quajtur ish-kreun e Bordit të AKA-së, Blerim Rexhën hajn ordiner, derisa kritikoi ashpër partitë se janë bërë bashkë ta mbrojnë një agjenci, duke i akuzuar ato se “mos iu ka dhënë Rexha para të gjithëve”.


“Blerim Rexha që po flisni për të, është hajn ordiner, pse është hajn ordiner Blerim Rexha po ju tregoj unë… Këtë e dinë krejt Kosova, nëse nuk iu mjafton kjo pyesni amerikanët, pyesni AKP-në. Pse po ju dhemb pse është shkarkuar një njeri, nëse është kah ju mungon profiti a paret që iu ka dhënë një njeri i korruptuar. Po duket iu paska dhanë krejt partive, se krejt qenkeni bërë bashkë, me Vetëvendosje, me PDK, me Nisma, me LDK, krejt ta mbroni një agjenci. Ku është problemi juaj, s’po ju kuptoj”, ka thënë Haradinaj. /kp/Telegrafi/