Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, shef i Njësisë, Drejtoratit Gjeneral për Ekonomi dhe Financa, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës.
Bashkë me delegacionin e Komisionit Evropian dhe Uwe Stamm, ministri Hamza, në cilësinë edhe të Koordinatorit Nacional të Programit për Reforma në Ekonomi para delegacioneve tha se “Është kënaqësi e veçantë që pas një pune të gjatë të hap këtë takim sot për të ofruar arsyetimin mbi masat të cilat i kemi përzgjedhur si më me ndikim në transformimin e ekonomisë sonë”.
“Politika jonë ekonomike ka një qëllim të qartë, që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i rritjes ekonomike të vendit për këtë qëllim do të punojmë për largimin e pengesave për realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës. 20 masa të reformave tashmë janë përditësuar për të reflektuar programin e ri qeverisës. Po ashtu sot duhet veçuar, se politikën tonë ekonomike e integrojmë në procesin e përgjithshëm të integrimit evropian, në një kornizë konsultimesh që na lejon që vazhdimisht të përfitojmë nga ekspertiza e komisionit, dhe vazhdimisht të përmirësojmë procesin tonë planifikues”, shtoi Hamza, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, kryesuesi i delegacionit të Komisionit Evropian, Uwe Stamm, bëri të ditur se delegacioni i Komisionit Evropian ka pasur sot një takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm me Ministrin Hamza dhe ekipin e tij, ku na informuan për zhvillimet e deritanishme në reformat ekonomike në vend.
Ai bëri të ditur se kishin kënaqësinë të shohin pikëpamjet evropiane në Programin për Reforma Ekonomike, që është dorëzuar nga pala kosovare e që është një dokument i cilësisë së lartë.
“E arritur e mirë është se Programi i Reformave Ekonomike nuk do të vlerësohet vetëm nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane, por do të shqyrtohet edhe nga të gjitha shtetet anëtare dhe kjo mund të jetë një kartë e mirë për Kosovën në rrugën e saj integruese sepse shtetet anëtare të KE-së i shohin këto programe me shumë interes”, tha Stamm.
Ai gjithashtu theksoi se “Ata janë të interesuar në bashkëpunimin me ju dhe vendet të cilat kanë stabilitet makrofiskal dhe vendet që dinë ti trajtojnë sfidat, dhe kjo është mënyrë për të promovuar idetë tuaja dhe mos e harroni këtë që kjo është shumë e rëndësishme për vendin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?