LAJMI I FUNDIT:

Bonuset e Neymarit nga Nike, një milion dollarë nëse e fiton Topin e Artë

Bonuset e Neymarit nga Nike, një milion dollarë nëse e fiton Topin e Artë
Neymar Nike (Foto: Getty Images)

Portali brazilian UOL ka zbuluar bonuset që Neymari mund të fitojë nga Nike në rast të sukseseve individuale.

Ylli i Paris Saint Germainit ka një pagë të majme te klubi francez, ai fiton 3.06 milionë euro në muaj.


Lëndimi i komplikuar i Neymarit: Gjithçka që duhet të dini për frakturën që ka pësuar
Lexo po ashtu Lëndimi i komplikuar i Neymarit: Gjithçka që duhet të dini për frakturën që ka pësuar

Por, llogaria e brazilianit do të fryhet edhe më shumë nga sponsori i Nike në rast të sukseseve nga 26-vjeçari.

Në rast se ai fiton Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Brazilit do të fitojë ekstra 50 mijë dollarë (40.5 mijë euro).

Por, nuk përfundon me kaq, në rast se shpallet lojtari më i mirë apo golashënuesi më i mirë me Brazilian në Kupën e Botës, do të fitojë 200 mijë dollarë (162 mijë euro).

Neymari duke prezantuar këpucët e reja na Nike (Foto: Getty Images)

Qershia mbi tortë është fitimi i Topit të Artë, me këtë rast Neymar do të fitonte një bonus prej 1 milion dollarësh (800 mijë euro).

Sulmuesi ishte në rrugë të mirë t’i bënte të gjitha këto, por lëndimi i tij ndaj Marseilles ia komplikuar paksa gjërat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori