LAJMI I FUNDIT:

AKB memorandum bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt

AKB memorandum bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga Agim Shahini, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu, me ta cilin kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve të përbashkëta ekonomike.

Gjatë ditës është hapur edhe zyra regjionale e AKB-së në komunë, si dhe u prezantuan disa projekte të përbashkët, por me theks të veçantë ishte ai Komisionit Evropian “Mbështetja e zgjerimit të bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë Maqedoni”, që ka synim qarkullimin dhe bashkëpunimin e bizneseve të gjitha komunave ndërkufitare pa barriera, por me mundësi të zgjerimit e rrjetëzimit të tyre me interes të përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Ferizaj do të vazhdoi të jetë qendër e rëndësishme për investime si dhe kampion në mbushjen e buxhetit të shtetit, biznese të cilat secilin vit i paguajnë shtetit rreth 400 milionë euro nga taksat”, tha Agim Shahini.


Kryetari i AKB-së shtoi se jo vetëm bizneset e Ferizajt, por të gjithë Kosovës përballen me probleme ta natyrave ta ndryshme me taksat komunale dhe lejet ee ndërtimit e telashe tjera si na nivelin lokal ashtu edhe ata qendror.

Kreu i Aleancës së Bizneseve, shtoi se bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të rritet edhe më tej dhe se Ferizaj do të marr një kahe të madhe ekonomike.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se kjo komunë është ndër komunat që më shumti mbushin fondin e shtetit.

Sipas tij, në kuadër të fuqizimit e rritjes ekonomike kemi hapur edhe zyrë për biznese me AKB-në.

“Ferizaj, është dhe do të mbetet qendra kryesore në vend sa i përket ekonomisë dhe se agjenda e përbashkët do ta fuqizoj edhe më shumë zhvillimin ekonomi, konkretisht prodhimtarinë vendore”, theksoi Aliu.

Kryetari i Ferizajt, tregoi se po kërkojnë nga qeveria që pronat që menaxhohen nga Agjencia e Privatizimit e të tjera t’i rikthehen komunës për shfrytëzim e zhvillim. Komuna do të jetë vazhdimisht në funksion për ekonominë e cila edhe mbetet detyrë parësore e komunës.

“Fuqizimi i Ferizajt e fuqizon krejt Kosovën dhe se ekonomia do të lulëzoi gjatë katër vjetëve të qeverisjes time”, tha kryetari Agim Aliu.

Dy palët u dakorduan që Ditën e Çlirimit, do të realizojnë panairin me prodhime vendore dhe projekte tjera në interes ta biznesit e qytetarëve. /Telegrafi/