LAJMI I FUNDIT:

Shala kalon me sukses provat në Fenerbahce: Shpresoj të luaj sa më shpejtë në ekipin e parë

Shala kalon me sukses provat në Fenerbahce: Shpresoj të luaj sa më shpejtë në ekipin e parë

Adonis Shala ka kaluar me sukses provat te skuadra e madhe turke Fenerbahçe.

Futbollisti anësor me tipare sulmuese tashmë është paraqitur në një ndeshje të ekipit të dytë të skuadrës turke, ku ka asistuar në golin e Rapajicit.


Prishtinasi në një bisedë për Telegrafin ka pohuar se është i kënaqur me pritjen që i ka bërë ekipit dhe shpreson që një ditë të luaj për ekipin e parë.

“Jam i kënaqur me debutimin tim. Besoj se kam arsyetuar paraqitjen time. Pas takimit kam marrë lëvdata nga stafi i trajnerëve”, ka deklaruar Shala për Telegrafin.

Shala shpreson që një do ta veshë edhe fanellën e ekipit të parë turk dhe të luaj në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’

“Shpresoj se një ditë do ta veshë fanellën edhe të skuadrës së parë. Për këtë jam duke u angazhuar maksimalisht”, tha Shala për Telegrafin.

Për momentin lojtari nuk ka nënshkruar kontratë të rregullt pasi që në ekip janë 14 futbollistë të huaj.

Shala kujtojmë se gjatë janarit shkoi në prova të klubi turk nga skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.

Talenti prishtinas kishte paraqitje jashtëzakonisht të mira edhe me klubin kuq e zi në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori