Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës për reduktimet e energjisë elektrike. Për këtë, Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë se kërkesa për interpelancë me kryeministrin Haradinaj për këtë çështje do të t’i dorëzohet qeverisë të hënën.
“Gjendja energjetike sot në Kosovë është e rëndë. Përveç në Prishtinë, qytetarët po ballafaqohen me mungesë të energjisë në secilin qytet e fshat. Në këto ditë të ftohta dimri, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët që jetojnë në varfëri, dhe për ata që jetojnë në zona më të thella. Andaj qysh nesër ne do ta dërgojmë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Haradinaj, për të dhënë sqarime për këtë gjendje të rënduar”, ka deklaruar Haxhiu në një konferencë për medie.
Veç kësaj, ajo ka akuzuar distributorin e energjisë elektrike, KEDS, për reduktimet e energjisë elektrike, por edhe mungesën e investimeve në rrjet dhe largimin e punëtorëve nga puna.
“Aso kohe, para gjashtë viteve, na thoshin se do të ketë investime që do të garantonin furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike, por po ashtu u tha që nuk do të largohen punëtorët nga puna. Gjashtë vite pas po vërtetohet se që të gjitha kanë qenë mashtrime. Gjashtë vite pas privatizimit, orët e ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk janë ulur. Përkundrazi, në periudhën e pikut, orët e ndërprerjeve janë ngritur. Ulja e humbjeve teknike dhe komerciale nuk ka asnjë përmirësim. Përkundrazi, raportimet zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit tregojnë për raporte në favor të periudhës kur kompania ishte publike”, ka shtuar Haxhiu.
Ndërkaq, Naim Hoxha nga e njëjta parti, ka kërkuar që kontraktimet për import të bëhen më herët, në mënyrë që të evitohen situatat e mungesës së energjisë elektrike.
“Kontraktimi i importit në pajtim me nevojat. Qysh tash duhet të bëhen kontratat për një import afatgjatë me vendet si Shqipëria, ashtu që ta kontraktojmë më lirë, dhe të mundësojmë transfere të energjisë. Nëse importojmë energjinë kur nuk e kemi, atëherë do të jetë më i shtrenjtë”, ka theksuar ai.
Tutje, Hoxha ka kërkuar që të përshpejtohet plani i remontit të “Kosovës B”, si dhe të hiqet dorë nga projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin ka thënë se do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame